Arsimi profesional terheqje me e madhe nga të rinjtë.
Aktualitet

Arsimi profesional terheqje me e madhe nga të rinjtë.

Arsimi profesional tërheq më shumë të rinjtë në vendin tonë.  Këtë lajm e bëjnë më dije vetë ekspertët e fushës. Jo vetëm kaq por sipas tyre gjithnjë e më shumë arsimi profesional po kthehet në kryefjalë të tregut të punës, që vuan mungesën e theksuar të fuqisë punëtore të kualifikuar.

Pikerisht sot  ishte një nga ditët e dyerve të hapura në shkollën profesionale Kolin Gjoka në Lezhë. Me ane te këtij eventi u bë e mundur dhe nxjerrja ne pah e rendesise se kesaj shkolle.

“Kanë ardhur nxënës të klasave të 9-ta për t’u njohur me mundësitë që ofron shkolla, si dhe biznese që operojnë kryesisht në qarkun e Lezhës. Për nxënësit që mësojnë në këtë shkollë, ky aktivitet është një mundësi e mirë për t’u njohur me tregun e punës”theksoi drejtori I shkollës.

Sipas drejtorit të kësaj shkolle, organizimi u jep mundësinë nxënësve që të kryejnë praktikën.

Në këtë ditë, kjo shkollë firmosi edhe një marrëveshje me shoqatën e restoranteve dhe bujtinave. Nga viti në vit, është në rritje interesi i të rinjve për të zgjedhur arsimin profesional dhe jo një gjimnaz të përgjithshëm.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X