Autobusi i “Institutit” merr flakë në lëvizje.
Aktualitet

Autobusi i “Institutit” merr flakë në lëvizje.

Problemet e autobusave të  linjave urbane në  Tiranë  nuk kanë  të  sosur. Këtë  herë  për fat të  mirë  nuk ka qenë  aksident me automjete të  tjëra por autobusi I institutit merr flak ne rruge.  Konkretisht behet e ditur se një autobus i linjës së Institutit u përfshi nga flakët gjatë kohës që ishte në lëvizje këtë të hënë në Tiranë. Burime zyrtare të policisë thonë se mjeti i transportit publik u dogj pjesërisht në pjesën e motorit. Nga ngjarja nuk ka asnjë person të lënduar, ndërsa policia shprehet se paraprakisht dyshohet se zjarri ka ndodhur për shkaqe aksidentale. “Me datë 10.04.2023, rreth orës 16:50, në rrugën “Dritan Hoxha”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht në pjesën e motorrit, autobusi i linjës së Institutit, me drejtues shtetasin S. A. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Personat që ndodheshin në autobus kanë dalë nga autobusi dhe nuk ka asnjë të dëmtuar. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia e Tiranës në një njoftim për mediat.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X