Banka Botërore i jep një notë pozitive ekonomisë së shqipërisë në raportin e publikuar ditën e sotme kur thotë se për vitin 2022 ekonomia vijoi rimëkëmbjen e fortë, pavarësisht rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe energjisë. “Ekonomia e Shqipërisë u zgjeruar mesatarisht me 4.84 përqind në vitin 2022 dhe rritja rezultoi me bazë të gjerë. Kontribuesi kryesor në rritjen ekonomike ishte konsumi privat, që u zgjerua me 7.2 përqind në terma realë, pavarësisht rritjes së cmimeve të energjisë dhe ushqimeve” thuhet në raportin e BB për Shqipërinë. Por raporti vëren se në Shqipëri u rrit ndjeshëm numri i lejeve të ndërtimit. Madje sipas BB, në anën e ofertës, tregtia dhe ndërtimi janë sektorët që udhëhoqën rritjen ekonomike në 2022. Lufta në Ukrainë, sipas BB shkaktoi pasiguri te bujqësia dhe prodhimi. Edhe energjia elektrike pati ndikimin e vet, sepse pati kushte atmosferike të pafavorshme për prodhimin e energjisë çka solli më shumë import nga jashtë. Megjithatë, turizmi punoi fort, duke mbuluar këto sektorë të tjerë. “Në vitin 2022, thuhet në raport, numri i turistëve u rrit me 27.5 përqind dhe numri i netëqendrimeve me 20 përqind”, çka u përkthyen në më shumë para të ardhura në Shqipëri, madje në më shumë valutë. Kjo u kuptua sipas raportit edhe në rritjet e depozitave të klientëve në bankë, dhe kjo më së shumti ishte në valutë të huaj. Rritja në sektorin e shërbimeve ndikoi edhe në rritjen e punësimit. “Shkalla e papunësisë ra në 11.0 përqind” shkruhet në raport, dhe kjo ndodh për herë të parë pas shumë vitesh. “Pagat gjithashtu reflektuan përmirësimin e kërkesës për punë dhe u rritën me 190.8 përqind në tremujorin e fundit të 2022, duke vijuar trendin rritës edhe në fillim të vitit” thuhet në raport. E gjithë kjo ekonomi vibrante, kërkonte më shumë para në treg. “Kredia për sektorin privat u rrit me 7 përqind në vitin 2022. Kostot e larta të prodhimit për bizneset u përkthyen në kërkesë më të madhe për kapital qarkullues. Raporti i kredive me probleme ndaj totalit të kredive ishte 5% në dhjetor 2022 duke reflektuar jo vetëm cilësinë e mirë të aseteve por edhe forcimin e ndjeshëm të ritmit të rritjes së kredisë gjatë tre viteve të fundit. Gjatë të njëjtës periudhë, totali i depozitave u rrit me 4.6%. rritja e depozitave në monedhë të huaj reflektoi flukset më të larta hyrëse nga eksportet turistike dhe flukset hyrëse të qëndrueshme në reminetanca gjatë vitit 2022” thuhet në raport.Trendi do të vazhdojë i tillë, edhe pse mund të dalin reziqe nga ngadalësimi i rritjes ekonomike në Evropë.“Nga ana e ofertës, sektori i shërbimeve pritet të vijojë të jetë kontribuesi kryesor i rritjes ekonomike, i shoqëruar nga sektori i ndërtimit, siç mund të evidentohet dhe nga rritja e numrit të lejeve të ndërtimit të lëshuara për ndërtesat e reja në fund të vitit 2022. Industria dhe, në një masë më të vogël, bujqësia, ka të ngjarë të vijojnë të ndikohen nga kostot e rritura të prodhimit. Sipas skenarit bazë të përmirësimit të perspektivave të rritjes ekonomike në BE dhe normalizimit gradual të çmimeve në tregjet ndërkombëtare, nga viti 2024 e në vijim, rritja ekonomike pritet të jetë me bazë të gjerë” thuhet në raport.
Aktualitet
Banka Botërore me superlativa për Shqipërinë: Boom Ekonomik, u rrit turizmi, shërbimet, pagat, u ul papunësia e u rritën kursimet e shqiptarëve në banka (RAPORTI)
- April 25, 2023
- 0 Comments
- 122 Views
Leave feedback about this