Bashkia e Tiranës vendos stacione freskie, për përballimin e temperaturave të larta.
Aktualitet

Bashkia e Tiranës vendos stacione freskie, për përballimin e temperaturave të larta.

Ndersa vala e nxehtë ka pllakosur vendin Bashkia e Tiranës ka marrë masa për të gjithë qytetarët e saj. Stacione freskie në të gjitha rrugët kryesore të kryeqytetit. Ky është projekti që Bashkia e Tiranës e ka realizuar së fundi.  Në këto temperatura të larta, Bashkia e Tiranës ka vendosur në rrugët kryesore të kryeqytetit stacione freskie që punojnë pa ndalim e që synojnë që tua lehtësojnë lëvizjen qytetarëve. Bashkia e Tiranës ka vendosur në rrugët kryesore të kryeqytetit stacione freskie që punojnë pa ndalim e që synojnë që t’ua lehtësojnë sadopak lëvizjen të gjithë qytetarëve duke përfshirë këtu dhe grupet e shumta të turistëve. Ata që shikojnë më shumë që frekuentojnë stacionet e freskisë janë po grupet e turistëve të cilët duket se janë të kënaqur nga ky sherbim që ata hasin në rrugët kryesore të metropolit shqiptarë.. “Tirana Cooling Station. Vendndalimi i freskisë për qytetarët në këto ditë të nxehta vere, ku temperaturat janë të larta”, shkruan Veliaj. Ndërkohë qytetarët e vlerësojnë këtë nismë, e cila i ndihmon që të përballojnë sadopak temperaturat e larta në pikun e verës.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X