Bie efikasiteti i Antibiotikëve, mjekët: Jepen edhe pa recetë, qytetarët neglizhojnë.
Aktualitet

Bie efikasiteti i Antibiotikëve, mjekët: Jepen edhe pa recetë, qytetarët neglizhojnë.

Antibiotikë t që  pë rdoren pë r trajtimin e infeksioneve tek fë mijë t po humbasin efektivitetin e tyre. Ky ë shtë  alarmi I lë shuar nga OBSH.  Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur shqetësimin se në shumë vende të botës antibiotikët që përdoren për trajtimin e infeksioneve tek fëmijët po humbasin efektivitetin e tyre. Ky fenomen ndodh edhe në vendin tonë për shkak të abuzimit në përdorim edhe për infeksionet më të thjeshta. Mjekët hasen çdo ditë me situata të tilla, por sipas tyre  kjo shoqërohet me pasoja të mëdha në organizëm.“Kemi raste të përditshme dhe kemi plot raste që vetë-mjekohen duke marrë antibiotikë. Këto janë raste shumë të vështira për t´u trajtuar sepse duhet bërë ekzaminimet dhe të shikojmë standardin e antibiotikut që ka përdorur që t´i rekomandojmë diçka tjetër që të dominojmë situatën.”u shpreh Bektash Mandri mjek pediater. Antibiotiku nëpër farmaci, në vendin tonë jepet njësoj si aspirina, e cila nuk kërkon recetë. Madje, shpesh herë vetë farmacisti ta rekomandon atë për ulje temperature. Ndaj bluzat e bardha këshillojnë që farmacia nuk duhet të jetë dera e parë ku prindërit duhet të drejtohen. “Farmacia kurrë nuk do të jetë porta e parë e mjekimet për asnnje lloj produkti. Edhe një shurup i thjeshtë merret tek mjeku, pasi ai është kompetent për ta dhënë.”shtoi nBektash Mandri mjek pediater. Shumë antibiotikë të rekomanduar nga OBSH për trajtimin e sëmundjeve pediatrike, si meningjiti, infeksionet e gjakut, pneumonia, tani janë më pak se 50% efektive.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X