Prej javës së kaluar ka nisur fushata e vaksinimit antigrip dhe janë shpërndarë 260 mijë doza në të gjitha vendin. Por duket se vetëm të moshuarit kanë shfaqur interes për t´u mbrojtur nga gripi stinor. “Jam 83 vjeç dhe vaksinën e gripit e bëj çdo vit.”u shpreh Sanie Hoxha e moshuara nga Tirana “E bëj çdo vit, jam i sëmurë jam me ulçer në stomak. Më zuri Covidi kam qëndruar 3 muaj në spital, kam qenë shumë rëndë.”, tregoi Qerim Mustafa nje tjeter I moshuar.Mjekët e familjes konfirmojnë se përveç personave të moshuar që vaksinohen rregullisht, kategoritë e tjera nuk janë paraqitur për të marrë dozën e vaksinës antigrip.“Presim një fluks akoma më të madh, sidomos të pacientëve kronikë pasi ka rezultuar se ata janë ata që e kërkojnë më shumë vaksinën e gripit. Fëmijët apo moshat e tjera nuk kanë kërkesë për kryerjen e vaksinës së gripit.”Specialistët shprehen se vaksina është mënyra më e mirë për parandalimin e formave të rënda të gripit gjatë dimrit. Ndonëse në vend po qarkullojnë shumë viroza, sipas Institutit të Shëndetit Publik ende nuk ka një valë të gripit.
Aktualitet
Bie interesi për vaksinën e gripit/ Paraqiten vetëm të moshuarit dhe të sëmurët kronikë
- November 5, 2023
- 0 Comments
- 124 Views

Leave feedback about this