Kujt I ka rënë rruga të ketë punë në QSUT, nuk I është shmangur dot pamjes së turmës së njerëzve në radhe, ose është bërë pjesë e saj. Cdo ditë shikon me dhjetra qytetarë në radhë për t’u regjistruar pranë Qendrës së Konsultave në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” të Tiranës. Ndryshe nga ditët e tjera një avari në sistem sot është bërë problem shumë I madh në vonesë regjistrimi. Shkak kryesor është bërë një problem në system të regjistrimeve të brendëshme të kësaj qendre, tashmë më e madhja në vend. Qytetarët shprehen se prej 3 orësh qëndrojnë në pritje, ndërsa iu është komunikuar nga spitali që nuk ka sistem për t’u regjistruar, në mënyrë që të lënë vizitën me mjekët specialist pranë kësaj qendre. Mes qytetarëve ka edhe pacientë të cilët janë në gjendje jo të mirë shëndetësore, por iu duhet të qëndrojnë në pritje në mënyrë që të marrin shërbimin mjekësor që iu nevojitet. Ende nuk ka një njoftim se kur situata do të rikthehet në normalitet. Radhat janë të pashmangshme në QSUT. Ajo që të bën përshtypje më shumë është radha e pritjes përpara spitalit Onkologjik. Edhe pse dihet se pacientët e këtij spitali janë paksa më delikatë serish vendosen në radhë për të marrë kimoterapinë e ditës.
Aktualitet
Bie sistemi tek Qendra e Konsultave në QSUT, pacientët presin në radhë prej disa orësh
- September 29, 2023
- 0 Comments
- 94 Views
Leave feedback about this