Gjëndra tiroide mund të jetë tepër aktive (hipertiroidizëm) ose joaktive(hipotiroidizëm). Në të dyja rastet, funksioni i kësaj gjëndre në formë fluture e vendosur në qafën tuaj, është e disbalancuar.
Ashtu si gjëndrat e tjera në trup, tiroidja prodhon dhe sekreton hormone– kimikate që rregullojnë dhe kontrollojnë aksionet e qelizave dhe organeve.
Me numrin e madh të roleve që duhet të kryejë 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë, është e qartë se mbajtja e gjëndrës tiroide në gjendje optimale është e rëndësishme. Gjithmonë duhet të tregoheni të kujdesshëm në rast se dyshoni të keni probleme të gjëndrës tiroide. Kështu do të parandaloni çekuilibrimin hormonal që mund të ketë ndikim negativ në shëndetin tuaj pasi mund të preken funksione të ndryshme trupore.
Specialisti Hysni Dankshi i ftuar në Vila24 me moderatoren Anila Çela tregoi disa nga bimët që na ndihmojnë për të arritur balancën me tiroiden. “Personat që vuajnë nga mungesa e jodit duhet të mbajnë te koka e krevatit një degë pishe bashkë me boçen e saj pasi pisha ç’liron jod dhe rrit atë ose një shishe me jod që merret në farmaci dhe e lënë hapur te koka e krevatit ku flenë.
Ndërsa personat që kanë tepri të jodit duhet të përdorin çajin e trumzës ose lëvozhgat e fasules në momentin që vilen në vjeshtë, të zihen dhe të pihen si çaj” – tha Dankshi për News24.
Leave feedback about this