Buxheti për bashkitë, eksperti: 5.5 mld lekë më tepër nuk i përballojnë emergjencat
Aktualitet

Buxheti për bashkitë, eksperti: 5.5 mld lekë më tepër nuk i përballojnë emergjencat

Për vitin e ardhshëm qeveria parashikon shpenzime në masën e 71 miliardë lekëve për 61 bashkitë dhe 12 qarqeve të vendit. Këto përbëhen nga të ardhurat tatimore të vetë bashkive si dhe grantet që pushteti qendror jep. Të quajtura transferta të pakushtëzuara, të përgjithshme dhe sektoriale, qeveria këtë vit ka dhënë 36.5 miliardë lekë për të adresuar nevojat e bashkive dhe qarqeve.

Me një shumë 5.5 miliardë lekë më tepër se vjet buxheti që pushtetet vendore do të marrin, për ekspertin Agron Haxhimali vijon të mbetet i pamjaftueshëm për të përballuar sfidat reale që ato kanë.

“Zjarret, përmbytjet që bashkitë me zor i përballojnë dhe për mua buxheti është i pamjaftueshëm”, thotë ai.

Për Haxhimalin, faktori kryesor për të marrë parasysh është natyra rurale jo vetëm e ekonomisë, por e gjithë infrastrukturës së 61 bashkive, faktor determinues për një buxhet, i cili sipas tij nuk mjafton.

“Infrastruktura rurale ka një buxhet shumë të vogël. Nevoja që kanë njësitë e qeverisjes vendore për rrugët rurale infrastrukturën rurale, kanalizimet apo çdo lloj tjetër është e papërballueshme me atë shumë”, shprehet ai.

Realiteti, nevojat, emergjencat si përmbytjet dhe zjarret që kanë përfshirë vendin, kërkojnë një buxhet më të madh.

“Sot duhet të kemi një qasje më inovatore. Duhet të marri parasysh rreziqet natyrore, krizat globale dhe rajonale si dhe qasjen tonë drejt europianizimit“, thotë eksperti.

Sipas të dhënave, transfertat e pakushtëzuara për qeveritë vendore zë vetëm 1.5% të prodhimit të brendshëm bruto sot, nga 2% që duhet të ishte minimum për të garantuar pavarësi dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X