COVID19/ 10 qytetarë të infektuar dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit.
Shendetesi

COVID19/ 10 qytetarë të infektuar dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit.

  

Ministria e Shëndetësisë deklaron sot statistikat per Covid19. Sipas eksperteve te Ministrise se Shendetesise jane bere 531 testime, nga keto testime jane diagnostifikuar me Covid  10 qytetarë , nuk ka asnjë humbje jete,  dhe jo vetem kaq por jane 7 të shëruar në 24 orët e fundit.

Dhe jo vetem kaq por Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 531 testime, nga të cilët 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashki:

5 në Tiranë, 2 në Elbasan, nga 1 qytetarë në Vlorë, Himarë, Sarandë.

Janë 118 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,519 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 97
Vlorë 9
Fier 7
Durrës. 2
Elbasan 2
Berat. 1

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X