Demokracia e brendshme e partive politike dhe gjithëpërfshirja, në fokus të trajnimeve nga Rrjeti Barazi në Vendimmarrje
Aktualitet

Demokracia e brendshme e partive politike dhe gjithëpërfshirja, në fokus të trajnimeve nga Rrjeti Barazi në Vendimmarrje

Eglantina Alliaj

Rrjeti Barazi në Vendimmarrje, me mbështetjen e Fondacionit Westminster për Demokraci (WFD), ka vijuar për një kohë të gjatë ciklin e trajnimeve me partitë politike në Shqipëri, mbi integrimin e perspektivës gjinore.  A kanë demokraci të brendshme partiteë politike, që nga ato tradicionale e deri tek ato që krijohen rishtazi? A kanë shanse të barabarta dhe mundësi gjithperfshirje? Meritokracia, funksionaliteti dhe demokracia e brendshme e partive politike, janë modeli me të cilin ato do të qeverisin, kurdo kur të jenë në pushtet.  Ndaj Rrjeti “Barazi ne Vendimmarrje” punon prej vitesh me partitë e ndryshme politike, duke i ndihmuar të strukturohen kur janë parti të reja, dhe duke i ndihmuar në funksionalitetin dhe përgjigjshmërinë ndaj anëtarëve të tyre, kur janë parti të strukturuara dhe me eksperiencë.  Pjesëmarrës në këto sesione kanë qenë  nga: Partia Socialiste, Partia Demokratike, Partia e Lirise, Aleanca Kombëtare Shqiptare, Lëvizja Bashkë, Mundësia, Nisma “Thurje”, Partia “Demokratët Euro Atlantikë”, Partia SocialDemokrate  dhe Shqipëria Bëhet.  Rritja e kapaciteteve për zyrtarët dhe përfaqësuesit e partive politike, në lidhje me integrimin e perspektivës gjinore brenda partive politike si aspekt kyç i funksionalitetit të tyre dhe gjithëpërfshirjes reale. Fuqizimi i grave drejtuese, pjesë e partive politike me njohuri dhe aftësi për të advokuar për transparencën, aksesin dhe llogaridhënien nnë financimet e partive politike, duke siguruar mundësi të barabarta për gratë në politikë, ka qenë objektivi i këtyrë trajnimeve nga Rrjeti Barazi në Vendimmarrje. Në vijim të nismave të ndërmarra në kuadër të “Akademisë së Integritetit dhe Aktivizmit Politik”, Rrjeti Barazi në Vendimmarrje ka zhvilluar aktivitete me gra dhe vajza nga forca të ndryshme politike në vend, me temë “Integrimi i Perspektivës Gjinore në Partitë Politike”, ku qëlli ishte forcimin e integrimit të perspektivave gjinore në proceset e vendimmarrjes, buxhetimit dhe alokimit të burimeve brenda partive politike. Kjo iniciativë bazohet në gjetjet e Barometrit Gjinor të Partive Politike 2023, i realizuar nga Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarrje” (EDM) me mbështetjen e Fondacionit Ëestminster për Demokraci (WFD) dhe Ambasadës Britanike në Tiranë. Ndërkohë që disa nga partitë politike kane bërë përparime të dukshme në miratimin e dispozitave për barazinë gjinore, disa mbeten mbrapa përsa i perket masave reale për të garantuar barazinë gjinore dhe shanset e barabarta. Barometri Gjinor thekson nevojën për institucionalizimin më të thellë të perspektivave gjinore në proceset e vendimmarrjes dhe planifikimit financiar brenda strukturave të partisë.

Rëndësia e trjanimeve

Këto trajnime  mundësojnë një hapësirë për të riafirmuar angazhimin e partisë në të cilën vajzat dhe gratë bëjnë pjesë për barazinë gjinore dhe gjithëpërfshirjen. Për më tepër, me zgjedhjet e ardhshme, ofrohet një platformë të përshtatshme për:

• Adresimin e sfidave ekzistuese në integrimin e perspektivës gjinore brenda partisë.

• Forcimin e mekanizmave të brendshëm për alokimin e drejtë të burimeve dhe proceset e vendimmarrjes.

• Fuqizimin e barazisë gjinore brenda partisë politike.

Pjesëmarrës ne keto cikle tranimesh kanë qenë përfaqësues të lartë nga organet vendimmarrëse të partive politike, përfaqësues të mbikëqyrjes financiare, këshilltarë ligjorë, drejtues administrativë të përfshirë në buxhetim dhe vendimmarrje, si dhe kryetarë të Forumeve të Grave dhe të Rinisë.

Rrjeti Barazi në Vendimmarrje vijon misionin e saj duke besuar fort se përmes bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët, këto trajnime kanë do të ndihmojnë në forcimin e partisë për gjithëpërfshirje gjinore, duke hapur rrugën për praktika politike më të drejta dhe më me ndikim në politikë.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X