Deoni, djali I vogël nga Kukësi që dhuroi arkën e kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi e Siri.
Aktualitet

Deoni, djali I vogël nga Kukësi që dhuroi arkën e kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi e Siri.

A don male me dëborë

Trima të fortë e malësorë

Fort bujarë  e burrërore

Shko ne Kukës , i ke në dorë 

Kjo thënie nga Fan Noli për kuksianët duket se po trashëgohet brez pas brezi. Edhe pse gjendja ekonomike jo fort e mirë e kësaj zone I ka detyruar që një numër I konsiderueshëm banorësh të emigrojnë në shtetin Anglez, sërish këtu po rriten fëmijë me dinjitet që në të ardhmen do të jenë burra, trima e malesorë, fort bujarë e burrërorë, ashtu sic kanë trashëguar vlerat e kësaj zone ndër motmote. Bëhet fjalë për Deonin nga Kukësi, është një djalë I vogël I cili ka bërë një gjest shumë të madh me të cilin ka shpalos dhe vlerat e zonës që ai përfaqëson. Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Pas lajmeve të shumta dhe informacioneve në internet. U ka kërkuar prindërve që edhe ai të japi kontributin e tij për të prekurit nga tërmeti. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh. Ai është një fëmijë shumë I zgjuar I përkushtuar në mësime dhe shumë I dhënë pas teknologjisë. Madje ai dallon nga fëmijët e tjerë, pasi nuk shpenzon asnje qindarkë të holla nga ato që ja japin familjarët. Eshtë një fëmijë sistematik dhe I zgjuar që duket se në të ardhmen do të jetë një djal tipik kuksian I zoti ne fushën që ai do përzgjedh për zanatin e tij.  I ndikuar nga asnjë person madhor, por me dëshirën e vet prej fëmije ai ka marrë gjënë e tij më të shtrenjtë arkën e tij të kursimeve të një viti dhe e ka dorëzuar pranë tendës ku mblidhen ndihmat për në Turqi dhe Siri.

Deoni si nxënës shembullor në kohën e tij të lirë shkruan për tematika të ndryshme mbi pasionin e tij për teknologjinë – zhvillimet e digjitalizimit dhe biznesin.

Familja e Deonit është e njohur për kontributin e saj për kauzat e bamirëse dhe nuk është rastësi që edhe Deoni te hollat e kursyera përgjatë një viti  do t’i dedikojë për nevoja të veçanta të të prekurve nga tërmeti në Turqi.

Me shpresën që të rriten breza të ri me më shumë vlera, urojmë që kontributi I madh I Deonit të vogël vogël të bëhet mësim.  

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X