Gjimnazistët ekselentë vlerësohen me “Medalje të Artë” !
Aktualitet

Gjimnazistët ekselentë vlerësohen me “Medalje të Artë” !

Plot 162 gjimnazistë nga e gjithë Shqipëria që kanë përfunduar gjimnazin me vlerësim 10 absolute, morën “Medaljen e Artë” në një ceremoni të organizuar në Kryeministri, ku i pranishëm ishte edhe kreu i qeverisë Edi Rama.

Në fjalën e tij përpara gjimnazistëve ekselentë, Kryeministri Edi Rama e konsideroi këtë ceremoni si një nga momentet më të bukura të përditshmërisë së tij.

“Ky i ceremonisë së medaljeve të arta është një momentet më të bukura të jetës sime të përditshme në këtë godinë. Është një nga ato momente që janë jashtëzakonisht të nevojshme sepse të jepet mundësia që përmes pranisë së disa njerëzve të panjohur të rinj të marrësh një energji të posaçme, të marrësh një ajër të freskët dhe të marrësh një inkurajim të madh. Është prova që asgjë nuk mund ta pengojë njertiun kur ai/ajo është i vendosur të arrijë atë që synon. Dhe e them sepse mendoj gjithmonë kur ndodh kjo ceremoni që jam i bindur se mes jush ka vajza dhe djem, familjet e të cilave nuk kanë kushte optimale. Jam i sgurt që mes jush ka vajza dhe djem që do të ishin të justifkuar nëse nuk do kishin arritur këto rezultate. Dhe jam i bindur që ka familje ndër tuajat ku realisht punohet shumë  dhe nuk është e lehtë të mendosh qetësisht fundin e muajit. Rastësisht isha me një djalë aty edhe e peyta nga je, tha jam nga Burgajeti i Matit, goxha larg nga këtu. Dhe ai është këtu sot”, tha kreu i qeverisë.

Kryeministri vlerësoi gjimnazistët për punën e bërë dhe nivelin ku kanë arritur.

“Ja ku jeni këtu dhe ja keni dalë të provoni në radhë të parë për veten pastaj edhe për prindërit tuaj se juve nuk ka asnjë gje që ju ndalon dhe se ju majën ku keni vendosur të arrini në këtë fazë të jetës tuaj e keni arritur. Medalja juaj e artë është gjëja më e jashtëzakonshme që ju mund të çonit në shtëpi për prindërit tuaj dhe kaq mjafton sipas meje që ju të ndiheni të përmbushur për kohën e shkurtër që keni pasur se keni akoma një kohë të gjatë përpara në këtë rrugë të përkohshme që na është dhënë në këtë botë. Është e jashtëzakonshme, është prekëse, është e admirueshme dhe është një motiv shumë i mjaftueshëm për t’ju thënë se ju jeni heronj. Sepse nuk është një dhuratë e përgatitur me sa do mundim as për 1 javë, as për 1 muaj, as për 1 vit, por është një dhuratë e përgatitur me vite të tëra çdo ditë dhe respekte. Natyrisht që kjo nuk është vetëm për prindërit tuaj, kjo është dhe për vendin tonë, ju jeni prova ashtu si cilido prej jush keni arritur nivelin më të lartë deri tani ashtu dhe çdokush tjetër mund të arrijë në nivelin më të lartë në fushën e tij, ashtu dhe Shqipëria mund të arrijë në nivelin më të lartë. Prandaj pavarësisht se unë, mesa më rezulton jam më i gjati këtu, unë përpara jush sot, dhe besojeni këtë gjë, ndihem më i shkurtri. Sepse vërtetë unë kam bërë atë timen për të ngjitur të përpjetën, por ju kam shumë zili se ju e keni të gjithë të përpjetën përpara për të arritur në maja që vetëm ju i dini, por të jeni të sigurt që do t’i arrini. Ju keni kaluar provën më të vështirën, në kohën më të rrezikshme të moshës. Kështu që me kurajo shikoni vetëm përpara, ngjituni vetëm më lart”, tha Kryeministri Edi Rama.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X