Me te lene punen e me te dal zyrtarisht ne pension do te ike nga Shqiperia. Konkretisht behet fjale per mjekun Tritan Kalo I cili do të largohet nga Shqipëria më 18 korrik, pas daljes në pension. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, mjeku lajmëron ikjen e tij nga atdheu. Kalo i cili për vite me radhë ka jetuar dhe punuar mes Kanadasë, Parisit dhe Shqipërisë shprehet se në vendlindje edhe pse ai ishte student i vetëm i diplomuar nuk iu dha mundësia për të ushtruar profesionin. Ai rreshton si arsyen kryesore afrimitetin me politikën e asokohe për të gjetur një vend pune, gjë që Kalo nuk e kishte.Mjeku Kalo shkruan se i kupton të gjithë ata që duan të largohen nga vendi i tyre, pasi të gjithë largohen sipas tij për të gjetur mundësi më të mira për të ardhmen.
Postimi i plotë i Doktor Tritan Kalo:
1.04.2023….Muaj prill të mbarë miq, të afërm, mirëdashës, kolegë e bashkëkombas….1.04.1997 shënon ditën e mbëritjes sonë në ishullin e Vankuverit të Kolumbisë Britanike, Kanada, fillimisht për dy vite në Nanaimo ku më 7.08.1998, erdhi në jetë bija jonë e tretë, Genta Juna Kalo, dhe prej 1.07.1999, e në vijimësi në kryeqëndrën e provincës, Viktoria…Prej Shtatorit 1996 i kishim në dorë dokumentat e emigrimit për në Kanada, por megjithatë hezitonim shumë të largoheshim nga “Dheu ku na kish lerë koka”….Ishim të instaluar shumë mirë në Paris, Francë ku unë edhe studiova, por së bashku me time shoqe dhe dy vajzat e lindura në Shqipëri vendosëm të riktheheshim në fillimvitin 1993, me idenë e dëshirën të kontribuonim në zhvillimin dhe në demokratizimin, e vendit tonë të dalë nga 45 vite diktaturë….”Guri i rëndë në vënd të vet” ishte diçka, që prindërit na e kishin ushqyer përditë me dashurinë për nënë loken Shqipëri…
Pozicionin profesional të punës në Paris, të marrë përmes konkurimit kurrë nuk mbërrita ta marr në vendin tim, edhe pse i Diplomuar me “Medalje të Artë” në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës dhe i vetmi mjek në atë kohë i Diplomuar në një prej 100 universiteteve më në zë në Botë, Universiteti Paris 7, Fakulteti i Mjekësisë “Xavier Bichat” në dy domene të rëndësishme të mjeksisë klinike: 1- Sëmundjet Infektive e Tropikale, dhe 2- Reanimacionin Mjekësor….Viti i praptë 1997, na krijoj angështinë e vijimësisë së jetës në Shqipëri… Profesionalizmi, përkushtimi dhe puna pak u vlerësuan në atë kohë, dhe ato përsëri pak u vlerësuan pas rikthimit tim nga Kanadaja në Korrik 2009, kur “gëzova edhe statusin e të papunit” për një vit si dhe të mos rikthimit në auditoret e dijedhënies në vijimësi deri më sot… Nëse nuk je konformist, militant apo një servil i delezuar pas forcave politike të dala me shpalljen e pluralizmit në Shqipëri më 15.12.1990, pak ose aspak të ofrohen mundësitë e dhënies së më të mirës tënde si Mantelbardhë i panjolltë… Këtë gjë nuk duan t’a pranojnë myteberët politikbërës në Shqipëri, ndaj edhe i mirëkuptoj shumë kolegë përse ata largohen nga “Dheu i të parëve të tyre”….
Fatkeqësisht “Partia, Kryetari” prevalonin e vijojnë të prevalojnë mbi profesionalizmin dhe interesat socio-politiko-ekonomiko Demokratike e Kombëtare… Fotot e mëposhtme janë të bëra në Victoria, ku jeton edhe vajza e vogël e tezes së bashku me bashkëshortin e saj… Jemi këtu pesë familje të një lidhje shumë të afërt mes nesh: Familja Kalo vetë i pestë, Familja Veizaj, vajza e tezes vetë e tretë, im nip Familja Leka vetë i pestë, ime mbesë Familja Pashaj vetë i katërt, dhe Familja Qirjako, ime vjehrrë dhe im kunat vetë i katërt, si dhe shumë miq shqiptarë nga Shqipëria Londineze, nga Kosova e viset e tjera Arbërore….Edhe pak muaj na ndajnë nga 18.07.2023, datë që do të shënojë edhe kthimim tim përfundimtar pas pensionimit në Shqipëri, këtu në Victoria, BC, Canada….Gjithsesi në çdo qelizë timen përjetësisht është gjurmëzuar Shqipëria dhe Shqiptarizmi….Together forever!!!-Shkruan Kalo.
Leave feedback about this