Siguria rrugore pjese e kurrikulave shkollore. Ky njoftim është bërë I ditur nga institucionet përkatëse. Konkretisht Ministria e Arsimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor kanë firmosur marrëveshjen për futjen e sigurisë rrugore si kurrikul në arsimin parauniversitar. Këto dy institucione do të punojnë së bashku për hartimin dhe zbatimin e unifikuar të kurrikulës së re të edukimit për sigurinë rrugore. Edukimi mbi sigurine rrugore nder breza eshte nje nder projektet me te rendesishme. Blendi Gonxhja, drejtor i DPSHTRR, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians”, është shprehur se ka persona që nuk kanë mbaruar 8 vjeçaren dhe nuk dihet se si e marrin patentën. Më tej ai theksoi se me hyrjen e kësaj lënde në shkolla do të luftojnë dhe korrupsionin që bëhet në shkolla. “Ne kemi një defeçit që vjen nga vite përpara, kemi analfabetizëm, kemi probleme me marrjen e 8 vjeçares së shkollës së mesme më përpara. Nuk është çështja se si e merr patentën, këtu është çështja se si e merr 8 vjeçaren në shumë raste. Kjo ndërhyrje që në gjenezë do të krijoj një brumë krejt tjetër. Kjo do të jetë dhe një anti-korrupsion”- tha ai. Numerohen me dhjetra aksidente te shkaktuara nga mungesa e edukimit të sigurise rrugore.
Aktualitet
Drejtoria e Transportit Rrugor: Ka qytetarë pa arsim baze që sdine se si e marrin patentën.
- May 10, 2023
- 0 Comments
- 118 Views
Leave feedback about this