Pensionet private vullnetare janë një alternativë për të patur të ardhura shtesë veç pensionit të garantuar shtetëror me skemën e institutit të sigurimeve shoqërore. Pavarësisht rritjes që vërehet vitet e fundit sektori i pensiove private vullnetare në Shqipëri mbetet modest, dhe duket se është pak i zhvilluar dhe jo I mirekuptuar nga konsumatoret e tregut. Ose ende nuk eshte gjetur formula e terheqjes se konsumatoreve per tu pajisur me pensione vullnetare. Në vendin tonë ky treg monitorohet nga Auoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, ku sipas eksperteve te tregut zgjerimi i sektorit është përkthyer në aset për ekonominë edhe pse me hapa te ngadalte. Në tregun e pensioneve private vullnetare në Shqipëri ushtrojnë aktivitetin e tyre 5 fonde pensioni. Anëtarët para se të bëhen pjesë duhen të informohen qartë për përdorimin e fondeve dhe rreziqet e mundshme, ndërkohë që AMF thotë se mbi 95% e fondeve të pensioneve private në Shqipëri investohen në borxh qeveritar. Gjatë periudhës janar-mars 2023, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre pesë fonde pensioni. Paraprakisht ju njohim me analizat e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare në periudhen janar deri me 31.03.2023 I cili tregon një total asetesh neto prej 5,965.36 milionë lekë (52.69 milionë euro[1]) dhe me një rritje prej 265.98 milionë lekë (4.67%) krahasuar me 31.12.2022. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 31.03.2023 rezultoi 37,060 anëtarë duke shënuar një rritje prej 1.48% krahasuar me 31.12.2022.
Sigurime të Detyrueshme
Ecuria e Tregut modest të pensioneve private vullnetare në Shqipëri
- May 30, 2023
- 0 Comments
- 156 Views
Leave feedback about this