Edhe motori i kërkimit Google, ka uruar shqiptarët në mënyrën e veçantë për këtë 111 vjetor të Pavarësisë. Siç shihet edhe nga kjo foto, sot Google është ‘veshur’ kuq e zi. Me këtë xhest kaq simbolik motori kerkimit ka nderuar ditën e vecantë të kombit shqiptarë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. Urimi I motorit të kërkimit Google është mirëpritur nga të gjithë shqiptarët anë e mbanë. Duke mos harruar dhe drejtuesit e shtetit shqiptar ku vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar motorin e kërkimit për këtë urim kaq të vecantë.
Aktualitet
Edhe Google “vishet” kuq e zi për 28 Nëntor, uron shqiptarët për 111 vjetorin e Pavarësisë.
- November 28, 2023
- 0 Comments
- 86 Views
Leave feedback about this