Edhe te rinjte probleme me humbjen e degjimit.Humbja e dëgjimit është një shqetësim që mjekët po e vërejnë edhe tek të rinjtë kohet e fundit. Shumë prej tyre nga neglizhenca kanë përfunduar me aparat dëgjimi, më të ekspozuar janë ata që punojnë në ambiente me zhurmë të lartë qe e kane te pashmengshem zhurmat. Në zyrën e mjekes Klodiana Zaharia çdo ditë paraqiten gati 25 persona që kanë shqetësime me dëgjimin. “Kemi mesatarisht 20-25 pacientë të rinj në ditë për ankesa të ndryshme. Shumica ka rënie të dëgjimit, dhimbje veshi,” tha ajo per tv Oranews.
Humbja e dëgjimit që ka si shkak kryesisht problemet në lindje, punën në ambiente të zhurmshme apo plakjen është shqetësimi kryesor.
“Kam disa fëmijë pacientë prej shumë vitesh që janë të protezuar,por më shumë në këto raste është një problem në lindje,” tha mjekja. Mjekja Otorinolaringologe thotë se mes atyre që përfundojnë me aparat dëgjimi për shkak të humbjes së kësaj shqise ka edhe shumë të rinj.
Janë kryesisht ata që punojnë në mjedise më zhurmë të lartë.
“Kanë përfunduar në vendosjen e aparatit të dëgjimit pasi kanë bërë një konsum prej vitesh të tëra të veshit. kanë punuar në call center, ku lejohet të punosh vetëm 4 orë në ditë. Kemi shumë të rinj që 8-12 orë,” tha ajo.Për këta persona këshillohet vizitë te mjeku specialist çdo vit.
“Për të gjithë punonjësit që punojnë si dj, muzikantë, kamarierë në clube nate, punonjës në call center i kanë të detyruar kontrollet e vazhdueshme,” tha ajo.
Për të ruajtur dëgjimin mjekët këshillojnë shmangien e ambienteve të zhurmshme ndërsa bëjnë thirrje të shmanget përdorimi i medikamenteve pa rekomandimin e specialistëve.
Leave feedback about this