Bllokohet përdorimi I skuterave ne Farance dhe Angli. Lind pyetja po në Shqipëri konkretisht nëTiranë si do veprohet? A ka ndonjë projekt për bllokimin e përdorimit të këtij mjeti tashmë të quajtur ciklistik. Këtë dhë shumë pyetje të tjera na I ka dhënë përgjigje eksperti I qarkullimit rrugorë Gerhard Baka. Në një prononcim për tv Klan ai na shpjegon me shumë detaje të mirat dhe të këqijat e përdorimit të këtij mjeti. “Skuterat janë më shumë problem për përdoruesit, ne këto të fundit I këshillojmë nuk mundemi ti ndëshkojmë”, thekson Baka. Eksperti rrugores thekson se përdorimi I skuterave ka reduktuar paksa trafikun por e ka rrezikuar keqperdorimi I tyre. Specialistë të Policisë Rrugore në Shqipëri thonë se këto mjete kanë ndihmuar në reduktimin e trafikut në kryeqytet, por problem mbetet respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas tyre, drejtuesit e monopatinave duhet të pajisen me jelekë fosforishent.“Ka një shtim fluksi nga ana e kësaj kategorie kryesisht në kryeqytet. Janë mjete që realisht na kanë ndihmuar në lehtësimin e trafikut. Sikundër çdo përdorues rruge si monopatinat, biçikletat, mjetet duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Ata duhet të qarkullojnë në korsinë e biçikletave dhe të mbajnë mjetet e sigurisë sikundër janë të detyruara edhe për motomjetet sepse është në të mirën e tyre si jeleku fosforishent apo neoni fosforishent të cilët bën të mundur ndriçimin e aksit rrugor”, tha Gerhard Baka, specialit i trafikut të Tiranës.Por çfarë ndodh me drejtuesit e skuterave elektrikë që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor?“Ata janë kategorizuar si çiklistë dhe nga ana jonë ngelet vetëm këshillimit nuk mund të vendosim masa administrative”.Këto mjete në rrugët e Shqipërisë përdoren kryesisht nga të rinjtë.
Aktualitet
Eksperti rrugores:“Skuterat, problem më I madh për përdoruesit duhet të pajisen me jelekë fosforishentë”.
- April 6, 2023
- 0 Comments
- 135 Views
Leave feedback about this