Shkon I dehur ne spital per te marre ndihmen e specializuar dhe dhunon dy infermjere te qendres. Behet fjale per nje 50 vjecare I cili pasi ka konsumuar alkool ne mase te madhe eshte ndier keq dhe ka shkuar ne spital per te marr sherbimin e duhur per ta kaluar kete problematike shendetesore. Situata eshte denigruar duke kaluar ne dhune mes 50/vjecarit dhe dy infermjereve te cilat I kane dhene dhe ndihmen e duhur por ky sherbim I eshte perkthyer ne dhune dhe shkaterrim te infrastruktures spitalore. Nderkaq ne njoftimin e policis se qytetit thuhet se një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë të Elbasanit pasi ka goditur dy infermiere. Mësohet se është arrestuar K. S., 50 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”. 50-vjeçari është dërguar nga familjarët e tij, në spitalin e Peqinit, për shkak të problemeve shëndetësore. Por në gjendje të dehur, ai ka goditur dy infermieret që po i jepnin ndihmë mjekësore, si dhe ka dëmtuar xhamat e spitalit.
Aktualitet
Elbasan, 50 vjecari I dehur shkon ne spital per te marr ndihme mjeksore dhunon dy infermiere.
- February 16, 2023
- 0 Comments
- 132 Views
Leave feedback about this