EUROCONTROL: Shqipëria, e para në rritjen e fluturimeve
Aktualitet

EUROCONTROL: Shqipëria, e para në rritjen e fluturimeve

Shqipëria kryeson listën e rritjes rekord të trafikut ajror në periudhën 16 Tetor-22 Tetor të këtij viti në Europë.

Kjo konfirmohet nga Instituti i Aviacionit “EUROCONTROL” i cili në krahasimin e bërë për të njëjtën periudhë të 2019, numri i fluturimeve në nisje dhe mbërritje rezultojnë te jene rritur me 88% më shumë në këtë afat.

Siç vihet re në publikimin e fundit të EUROCONTROL, Shqipëria le pas shume shtete si Greqia, Portugalia, Turqia, Spanja apo Italia.

Referuar fluksit të fluturimeve ajrore, sipas shifrave zyrtare të Aeroportit të Rinasit nga 1 Janari deri më 4 Tetor të këtij viti mbi 5.4 milionë pasagjerë janë përpunuar vetëm në Aeroportin e Rinasit, duke shënuar rritje me 37% krahasuar me 2022.

Ky numër përbën peshën kryesore të 8.3 milionë turistëve që vizituan Shqipërinë deri në fund të Shtatorit të këtij viti.

Gjithashtu referuar INSTAT vetëm në muajin Shtator kanë hyrë mbi 1 milion e 651 mijë persona në territorin e Shqipërisë.

Tregues ky, i cili sipas raportit, rezulton me një rritje 36,6%, krahasuar me Shtatorin e vitit 2022. Shifrat e mësipërme dëshmojnë se turizmi në Shqipëri është në rritje konstante dhe duke kaluar çdo pritshmëri për rimëkëmbjen e sektorit turistik pas pandemisë së vitit 2020.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X