Sheshi “Skënderbej” i mbushur mëngjesin e sotëm plot me besimtarë myslimanë, të cilët falën namazin për festën e Fitër Bajramit ka tërhequr vëmendjen edhe të medias britanike, BBC. Në 12 fotot më të veçanta të kësaj feste të rëndësishëm për myslimanët qëndron edhe sheshi “Skënderbej” i tejmbushur nga besimtarët.“Sheshi Skënderbej në Tiranë, Shqipëri tërhoqi mijëra adhurues”, shkruhet krah fotos.Ndërkohë, në galerinë e fotove shohim një pamje të shkrepur në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit, ku dy burra përshëndesin njëri-tjetrin para lutjeve, në një tjetër është një grua palestineze e cila bën një selfie në xhaminë al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar, vendi i tretë më i shenjtë në Islam, i cili ndodhet në një kompleks në majë kodre të njohur nga myslimanët si al-Haram al-Sharif (Shenjtori fisnik) dhe nga hebrenjtë si mali i Tempullit. Një foto ka ardhur edhe nga Serbia ku lutjet u mbajtën në Xhaminë Bajrakli në Beogradin qendror, në Kajro disa fëmijë dhe të rritur lëshuan balonat e tyre nga jashtë xhamisë El-Seddik, në Australi adhuruesit shfaqen teksa luten në xhaminë Lakemba në Sydney, ndërsa nga Turqia është zgjedhur një foto mjaft e veçantë ku shihet një familje teksa pozon përpara Xhamisë së Madhe Hagia Sophia në Stamboll.
Aktualitet
Falja në sheshin “Skënderbej” përzgjidhet nga BBC ndër fotot më të veçanta: Ishin mbledhur mijëra besimtarë
- April 21, 2023
- 0 Comments
- 87 Views
Leave feedback about this