Fëmijët e rrugës që kërkojnë lëmoshë, tmerr për turistët
Aktualitet

Fëmijët e rrugës që kërkojnë lëmoshë, tmerr për turistët

Fëmijët e rrugës rrezikojnë të shndërrohen në burim për aksidente. Shenjestra e tyre është mundësia e shfrytëzimit të turistëve si burim fitimi për ta. Kjo është një pamje e zakonshme e ditëve të fundit në Tiranë.

Fëmijë e të rritur që kërkojnë lëmoshë, shënjestrojnë kalimtarët në rrugët e ish-Bllokut për t’u marrë para. Të preferuarit janë kryesisht turistë të huaj.

U ngjiten pas dhe nuk i lëshojnë derisa t’u marrin ndonjë kartmonedhë. Me këto momente të sikletshme hasen vazhdimisht kalimtarët e turistët në këtë zonë të kryeqytetit dhe jo vetëm.

Por kjo është vetëm njëra anë e asaj që ndodh. Shumë prej fëmijëve u ngjiten makinave nëpër dyer, duke u shndërruar në burim për aksidente.

Shënjestra e radhës në përditshmërinë e tyre janë bizneset. Futen brenda nëpër lokale dhe u kërkojnë para klientëve.

Situata duket e përkeqësuar kohët e fundit, ku rritja e numrit të turistëve në Tirane ka shtuar edhe numrin e këtyre fëmijëve e të rriturve që po e shfrytëzojnë këtë si një mundësi për t’u marrë atyre sa më shumë para nga xhepat.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X