Fëmijët vuajnë më shumë pasojat e kryerjes së një vepre penale. Këtë fakt e konkretizojnë dhe shifrat e publikuara nga INSTAT. “Kryerja e një vepre penale ka pasoja të gjithanshme, por ata që e vuajnë më së shumti janë të miturit. Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Statistikave në 5 vitet e fundit vihet re një ulje e numrit të tyre si të dëmtuar në vepra penale”thekson eksperti I fushës. Të dëmtuarit apo viktima të veprave penale, i referohen fëmijëve nga 0 deri 17 vjeç. Përgjatë pesë viteve të fundit, 2017-2021, vihet re një trend në rënie i fëmijëve të dëmtuar të veprave penale. Në vitin 2021, në Shqipëri rezultojnë 198 fëmijë viktima të veprave penale për 100 mijë banorë. Sipas avokatëve të miturit rezultojnë më shumë viktima të veprave penale në dhunë brenda familjes. Ylli Kamberi, avokat i Çështjeve Civile dhe Penale deklaron për tv Klan se: Veprat penale që kanë viktima me të mitur janë veprat e vjedhjeve dhe ku të miturit janë viktima të këtyre veprave dhe më e përhapura është dhuna në familje në të cilën fëmijët e mitur janë prezentë mes grindjeve të subjekte vetë veprës penale të dhunës në familje. Por vitet e fundit janë kthyer në shqetësim edhe dhuna seksuale përmes internetit. “Por ajo që doja të evidentoja janë viktimat e dhunës seksuale, të cilët ne nuk i njohim për shkak të diskretit që kanë hetimet dhe procesi gjyqësor. Ngacmimi seksual sidomos nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik dhe rrjeteve sociale kanë viktima të mitur që shfrytëzohen nga persona që i njohin mirë këto teknologji”. Veprat penale të cilat ndiqen me kallëzimin e palës së dëmtuar shoqërohen gjithmonë edhe me një viktimë të veprës penale që e merr këtë cilësi pas vendimit të prokurorit, i cili pranon kallëzimin.
Aktualitet
Fëmijët, viktima të veprave penale, 5 vitet e fundit ulet numri tyre si të dënuar në veper penale.
- April 9, 2023
- 0 Comments
- 108 Views
Leave feedback about this