Traktori këtë sezon bujqësor në tokat e fermerëve tanë nuk po punon me naftën pa akcizë, por ata po e blejnë ata me çmimin e tregut.
Të gjithë fermerët që u shpallën fitues të Skemës Kombëtare 2024 deri më tani në llogarinë e tyre bankare nuk ju kanë kaluar paratë për naftën.
“Bujqësinë nuk e shikon askush, sikur të na jepnin subvencionim. Kam marrë një herë naftë, por të këtij viti jemi akoma në pritje. “
Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku thotë se kjo vonesë e ka një shpjegim, por punët e tokës nuk presin.
“Nafta nuk është dhënë sepse nuk është alokar fondi nga Ministria e Financave, por ajo që duhet thënë është se duhet shpërndarë menjëherë”-shprehet Ilir Pilku.
Nafta e bujqësisë deri më tani ka shkuar në traktorët vetëm të shoqërive të bashkimit të fermerëve dhe jo atyre individuale, një vendim i tillë ka shkaktuar pakënaqësinë tek bujqit e tjerë.
“Nafta e është e nevojshme në çdo muaj të vitit, por ajo duhet të shpërndahet menjëherë me qëllimin që fermerët të bëjnë një llogari të kostove në sezonin e ri bujqësor”- u shpreh Ilir Kapaj zv\rektori UBT.
Vonesa e subvencionit të naftës pa akcizë, përkthehet për fermerët shtim të kostove të prodhimit, ndërsa për konsumatorin sjell një produkt më të shtrenjtë në tryezë.
Leave feedback about this