Rikthimi i Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës pas 8 vitesh mungese do të promovojë vlerat mbarëkombëtare të folkut si dhe do të gjallërojë qytetin e gurtë. Gjatë këtyre ditëve po punohet për restaurimin e skenës artistike në mjediset e Kalasë së Argjiros, ndërsa ka përfunduar pjesa më e madhe e seleksionimit të ansambleve dhe grupeve popullore pjesëmarrëse. Në këto ditë qershori kalaja e Gjirokastrës po mirëpret vizitorë të shumtë, të cilët mes të tjerash vlerësojnë organizimin e Festivalit Folklorik dhe ndikimin e tij për ruajtjen e traditave tona kombëtare dhe zhvillimin e turizmit. “Unë mendoj që si guidë turistike është absolutisht 100 % e vërtetë. Influenca që ne kemi si një nga shtetet më të fortë të Ballkanit me shumë tradita, me shumë kulturë. Unë mendoj që gjithmonë kur e shpjegoj si traditë të shqiptareve ka jashtë mase shumë interes. Mendoj që është identiteti ynë dhe absolutisht gjithmonë është interesi të dëgjojnë pastaj sesi tingëllon kjo muzikë apo sesi organizohet kjo muzikë dhe patjetër që ne do të shoqërojmë turistët atë natë që do të jetë festivali”, u shpreh një guidë turistike “Familjet ku kënga folklorike ose të gjitha traditat janë të ruajtura ende brez pas brezi, ende brezi i ri i ruan dhe ka dëshirë ti ndjekë. Kemi patur dhe raste kur kemi fëmijë të talentuar, unë jam mësuese në një shkollë 9-vjeçare, fëmijë që këndojnë bukur edhe tek iso polifonia pra interesi është. Ne po mundohemi dhe i gjetëm mënyrat që ta rizgjojmë këtë intetes për të mos e lënë që ai të shuhet për të mos e drejtuar brezin e ri gjithmonë tek tenologjia , tek ajo modernia por sigurisht duke mbajtur edhe traditën, duke e mbajtur të gërshetuar”, pohoi një mësuese “Të gjithë turistët e huaj që vijnë pëlqejnë të konsumojnë produktet vendase, pëlqejnë birën vendase, verën vendase, dhe janë vërtet shumë të interesuar përsa i përket etnografisë, muzikës, traditës dhe mendoj që Festivali Folklorik i Gjirokastrës është qershia mbi tortë e kësaj tradite në skenë dhe besoj në të gjithë mrekulli që është kalaja e Gjirokastrës dhe të kesh një festival të tillë mendoj që çdo turist që do të jetë këtu, në datat që do të zhvillohet festivali do të jetë vërtet një gjë jashtëzakonisht e veçantë për ta”, tha një guidë turistike Festivali Folklorik Kombëtar do të zhvillohet në periudhën 24 qershor deri në 1 korrik me pjesëmarrjen e rreth 1 200 artistëve popullorë nga 12 qarqet e vendit, si dhe Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi etj., por edhe grupe folklorike nga arbëreshët e Italisë dhe grupe të shqiptarëve nga Greqia, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe SHBA.
Kulturë
Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës, vlerë e traditës dhe turizmit
- June 11, 2023
- 0 Comments
- 144 Views
Leave feedback about this