Fluks i lartë turistësh në portin e Durrësit, mbërrijnë 5 mijë udhëtarë gjatë ditës së sotme
Aktualitet

Fluks i lartë turistësh në portin e Durrësit, mbërrijnë 5 mijë udhëtarë gjatë ditës së sotme

Dita e parë e muajit Gusht ka regjistruar një fluks të lartë udhëtarësh në portin e Durrësit. Përgjatë së martës në port kanë mbërritur 4 tragete me 5 mijë udhëtarë si dhe 1200 automjete. Me të njëjtin fluks, porti i Durrësit pritet të përballet përgjatë 10-ditëshit të parë të këtij muaji.

Ndërkaq, Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se nga data 24-30 Korrik në portin e Durrësit kanë hyrë 30 881 udhëtarë, të cilët kanë ardhur me tragete nga portet italiane. Ndërsa nga Durrësi drejt Italisë janë përpunuar 9865 udhëtarë.

Sipas APD-së, janë përpunuar 8230 mjete që kanë ardhur në Durrës dhe 2359 mjete që janë drejtuar drejt Italisë. APD ka marrë të gjitha masat për përpunimin pa vonesa dhe krijimin e lehtësive të nevojshme për udhëtarët.

Nga data 20 Korrik Porti i Durrësit operon me lundrime të dyfishuara me pesë tragete në ditë, duke e çuar numrin mesatarisht këto ditë në rreth 7 mijë pasagjerë në ditë.

Në terminalin e pasagjerëve janë marrë masat për të përpunuar me kapacitet maksimal, me 32 sportele, 20 për makinat dhe 12 sportele për këmbësorët.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X