Fluks nga virozat, mjeku tek “Shefqet Ndroqi”: Të moshuarit, më shumë komplikacione.
Shendetesi

 Fluks nga virozat, mjeku tek “Shefqet Ndroqi”: Të moshuarit, më shumë komplikacione.

Virozat e stinës arrijne pikun e tyre ne kete periudhe. Kete fakt e theksojne mjeket e spitalit “Shefqet Ndroqi”. Virozat e stinës kanë rritur numrin e vizitave dhe shtrimeve në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Mjekët bëjnë apel për kujdes të shtuar, veçanërisht për të moshuarit. Virozat stinore mund të shkaktojnë komplikacione nga më të ndryshmet.  Mjeku pneumolog Arben Tanka tregon për  se cilat janë shqetësimet kryesore të pacientëve të cilët paraqiten në spitalin “Shefqet Ndroqi”.  Mjeku tregon se pavarësisht se ka një trend rënës, sërish numri i vizitave dhe i të shtruarve është i lartë. Më të predispozuar nga komplikacionet postvirale janë të moshuarit, të cilët kanë edhe sëmundje bashkëshoqëruese. Ndërkohë,   sipas mjekëve, edhe rënia nën zero e temperaturave ditët e fundit, ndikon mbi shtimin e të prekurve nga virozat, prandaj edhe duhet kujdes i shtuar.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X