Forcohet tregu i sigurimeve, po rriten pagesat e dëmeve ne dy muaj te pare te 2023.
Sigurime të Detyrueshme Uncategorized

Forcohet tregu i sigurimeve, po rriten pagesat e dëmeve ne dy muaj te pare te 2023.

Forcohet tregu i sigurimeve në Shqipëri, duke folur për një rritje të kulturës së të siguruarit si e tillë tek qytetarët. Sikundër, në të njëjtën kohë, edhe kompanitë që operojnë në këtë treg po referojnë gjithmonë e më shumë një gadishmëri të shtuar për të paguar dëmet e shkaktuara ndaj klientëve të tyre të siguruar Një dukuri të tillë e tregon raporti më i fundit i publikuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF), sipas të cilit, për dy muajt e parë të këtij viti është vënë re një rirtje e të ardhurave, kontratave, por edhe e shlyerjes së dëmeve nga ana tjetër Gjatë periudhës janar-shkurt 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në mbi 1 miliardë lekë, ose 27.76 % më shumë se në periudhën janar-shkurt 2022. Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik kapën vlerën 752 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 20.76 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare. Vetem per dy muajt e ketij viti procedurat e demshperblimeve kane pesuar rritje me 20.76 % krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar-shkurt 2023 arritën rreth 1,863 milionë lekë, ose 8.38% më shumë se në muajin  janar-shkurt 2022.
Produkti MTPL e brendshme, në muajin  janar-shkurt 2023, pati një rritje prej 7.48% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 8.52% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kartoni jeshil
Produkti Karton Jeshil në muajin  janar-shkurt 2023 pati një rritje prej 14.61% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 79.98% krahasuar me muajin  janar-shkurt 2022.

Sigurimi Kufitare
Produkti Sigurim Kufitar, në muajin  janar-shkurt 2023, pati një rritje 3.05% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin  janar-shkurt 2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 7.48%.
Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar-shkurt 2023 arritën rreth 1,433 milionë lekë, 36.60% më shumë se në muajin  janar-shkurt 2022. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ulje me 0.86% krahasuar me muajin  janar-shkurt 2022.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë muajit janar-shkurt 2023, patën një rritje me 36.97%  kundrejt muajit janar-shkurt 2022.

Sigurimi I Prones
Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar-shkurt 2023 siguruan mbi 695 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 55.45%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 33.48% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar-shkurt 2023, vihet re një rritje prej 53.23% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 9.10% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me muajin  janar-shkurt 2022.

Sigurimi I Aksidenteve dhe Shendetit
Të ardhurat nga sigurimete Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë muajit janar-shkurt 2023, arritën në rreth 220 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 3.00% në krahasim me muajin  janar-shkurt 2022.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar-shkurt 2023, arritën rreth 277 milionë lekë, ose 35.50% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X