Gara për shefat e QSUT, konkurrencë në 10 shërbime, 25 të tjerat vetëm 1 kandidat
Aktualitet

Gara për shefat e QSUT, konkurrencë në 10 shërbime, 25 të tjerat vetëm 1 kandidat

Nis gara për drejtuesit e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Gara për shefat e rinj që do të drejtojnë shërbimet mjekësore në pesë spitalet Universitare në Tiranë në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, është drejt fundit.

Pas skualifikimit me anë të dosjeve radhën e ka intervista, ku për 15 minuta kandidatët do të paraqesin projekt idenë për drejtimin e shërbimit në harkun e 5 viteve.

Ajo çfarë vihet re nga lista e kandidaturave, është se nga 35 shërbime në 25 ka vetëm një kandidat, çka e bën automatikisht fitues.

Kështu, për shërbimin e Kardiologjisë 2 kandidon i vetëm Alban Dibra, në Kardiokirurgji Altin Veshti, në Kirurgjinë vaskulare Sokol Xhepa, në Mjekësinë Interne Margarita Gjata, në shërbimin e Urgjencës Edmond Zaimi, në Urologji Rezeart Xhani, Kirurgji e Përgjithshme, Arben Gjata, shërbimi i Neruologjisë Jera Kruja, shërbimi Urgjencës në Pediatri Numila Kushenka, në Shërbimin Infektiv Najda Çomo.

Ndërkohë që për 10 shërbime të tjera ku ka dy kandidatë  pritet rezultati I intervistave për të parë se kush do të marr drejtimin e Endokrinologjisë, Gastrohepatologjisë, Nefrologjisë dhe Hemodializës, Neurokirurgjisë ,ORL-së Djegie Plastike, Okulistikës, Kirurgjisë Infantile Pediatrike, Onkologjisë, dermatologjisë apo Laboratorit Mikrobiologjik.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X