Gazeta franceze për Shqipërinë: Perlë e Ballkanit, “L’Est Républicain” zbulon për pushuesit franceze 10 vende për t’u vizituar në Shqipëri
Aktualitet

Gazeta franceze për Shqipërinë: Perlë e Ballkanit, “L’Est Républicain” zbulon për pushuesit franceze 10 vende për t’u vizituar në Shqipëri

Nga veriu në jug, 10 vendet më të bukura në Shqipëri për t’u vizituar renditen në gazetën e njohur në Francë “L’Est Républicain”. Media franceze fton pushuesit të zgjedhin Shqipërinë duke shërbyer si një guidë e plotë për malet, qytetet dhe detin.

Ksamili renditet në vendin e parë, duke përshkruar ujin e kristaltë dhe rërën e pastër. Sipas medias franceze, ky plazh nuk të bën të kesh zili aspak Greqinë fqinje.

Surprizë për francezët janë alpet në veri të vendit, të cilat i konsiderojnë një domosdoshmëri për adhuruesit e shëtitjeve në natyrë. Një thesar historik është konsideruar qyteti i Beratit, pa lënë pas kështjellën madhështore të Rozafës në Shkodër.

Një tjetër vend që duhet vizituar me patjetër sipas gazetës së njohur në Francë është Thethi, një perlë arkitekturore, ku ndër të tjera i vlerësohet mikpritja.

Një qytet historik, me shtëpi të zbardhura dhe rrugë të pjerrëta mesjetare, përshkruhet Gjirokastra, e cila gjithashtu është përfshirë si alternative e gjashtë në guidën e gazetës “L’Est Républicain”.

Nuk mund të mungonte thirrja për të vizituar Parisin e vogël Shqiptar, Korçën. Tirana, Liqeni i Komanit dhe Butrini janë gjithashtu në listën e sugjerimeve, për të vizituar gjatë pushimeve në Shqipëri.

Ky artikull është shpërndarë dhe nga kryeministri Rama i cili ndër të tjera ka njoftuar se mbi 60 mijë vizitorë francezë kanë zgjedhur Shqipërinë nga Janari deri në Korrik të këtij viti, plot 56% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X