Gazetari: 8 vrasje dhe 21 plagosje për parkimin, nga viti 2011 deri më sot.
Aktualitet

Gazetari: 8 vrasje dhe 21 plagosje për parkimin, nga viti 2011 deri më sot.

Taksisti ne Tirane: 30 procese  gjyqësore me qytetarët per shkak se u zune vendparkimet.

Vendparkimi problem I pazgjidhur per Shqiptaret. Gjithesecili prej nesh kujton here pas here problemet qe hasim cdo dite per mungese te vendparkimeve sidomos ne Tirane. Madje kujtojme se vendparkimet jane bere dhe burim sherresh qe kane cuar deri ne vrasje. Gazetari Igli Çelmete ka folur me statistika lidhur me konfliktet që kanë ndodhur për shkak të parkimeve. I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania gazetari theksoi se që prej vitit 2011 deri më sot në vendin tonë kanë ndodhur 8 vrasje dhe 21 plagosje vetëm për vendin e parkimit. Statistika keto qe jane per tu cilesuar si shume problematike persa I perket dhe llojit saj.  “Specifikisht për parkimin nga viti 2011 deri më sot në vendin tonë kanë ndodhur 8 vrasje vetëm për parkimin dhe 21 plagosje. Vrasja e parë ka ndodhur më 10 gusht të vitit 2011 në Sarandë ku një njeri vrau një 79-vjeçar më thikë”-theksoi gazetari. Ky I fundit kujton me detaje dhe cileson me se miri ngjarjen e pare te ndodhur per shkak te vendparkimeve. Ata qe e vuajne me shume dhe e kane ne kurriz thuajse cdo dite kete problematike jane taksistet e kryeqytetit. Kjo per faktin se vendparkimi tyre lidhet ne menyre te drejtperdrejte dhe me punen e perditshme. Taksisti Xhevit Bara është shprehur se parkimi në Tiranë është një problem shumë i vështirë për t’u zgjidhur. I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania,  ai tha  se kanë rreth 30 procese me qytetarët për shkak se u zënë vendin e parkimit. Dhe Bara shprehu shqetësimin në lidhje me parkingjet mbitokësore. “Kemi mbi 30 procese  gjyqësore me qytetarët. Thonë kam 10 minuta puna por qëndrojnë 1 orë. Te ne po njohe njeri nuk  të  dënojnë po nuk njohe  të  dënojnë. Sot nuk ka parkime mbitokësore. Parkimi është një problem shumë i vështirë për t’u zgjidhur në Tiranë. Parkime ka shumë pak, ngarkesë ka shumë”- tha ai.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X