Po po grip dhe tani ne vere. Ky eshte alarmi qe kane dhene mjeket e familjes. Sipas tyre rreth 9 mijë pacientë të prekur nga viroza të ndryshme paraqiten çdo javë pranë mjekëve të familjes. Jo vetem kaq por,specialistët e ISHP pohojnë se mes të sëmurëve ka edhe raste me grip e COVID. Edhe pse jane mare te gjitha masat serish problematikat ne qendrat shendetesore nuk kane te sosur.”Gjatë muajit të fundit vihet re një rënie e theksuar e numrit, që për grip shkojnë 1 deri 2 raste të konfirmuara me grip të konfirmuara, ndërsa për COVID 4 deri në 5 raste në javë. Janë 9 mijë raste në jave të infeksioneve respiratore të sipërme dhe të poshtme”, thotë Artan Simaku, specialist ISHP. Në dyert poliklinikave paraqiten çdo ditë me dhjetëra pacientë, nga të gjitha grupmoshat, por specialistët e ISHP sqarojnë se situata është e qetë dhe do të vijojë monitorimi gjatë gjithë kohës.Specialistët thonë se në javët që do të vijnë rastet e virozave do të jenë ne ulje. Mjekët pediatër referojnë se pas një fluksi të shtuar, edhe rastet e fëmijëve të sëmurë po bien.
Shendetesi
Grip edhe në verë, ISHP: Janë raste sporadike, testimi do të vijojë gjithë vitin
- June 5, 2023
- 0 Comments
- 92 Views
Leave feedback about this