Tashmë kjo periudhe është cilësuar si piku I sëzonit gripal në vend.Shqipëria është në pikun e qarkullimit të gripit. Ekspertë e shëndetit publik thonë se qarkullimi i dendur i infeksioneve respiratore ka bërë që vendi të arrijë pikun e gripit, por larg pragut epidemik.
“Jemi në pikun e qarkullimit të gripit. Piku parashikohet të zgjasë 2-3 javë, por nuk ka vend për panik, jemi endeshumë larg pragut epidemik”, sqaron mjekja
Krahasuar me një javë më parë, ISHP ka regjistruar 11% më shumë raste, apo e thënë ndryshe 2 mijë persona me infeksionet respiratore.
“Numri i personave që paraqiten me infeksione respiratore të sipërme dhe të poshtme në të gjithë vendin ka arritur 17 mijë raste në javë”.u shpreh mjekja per tv klan
Sipas bluzave të bardha rritja e infeksioneve respiratore është shoqëruar edhe me rritje të shtrimeve në spital.
Më të prekurit janë grupmosha padiatrike dhe të sëmurët kronikë të cilët e kalojnë edhe më rëndë gripin. Ekspertë rekomandojnë kryerjen e vaksinës së gripit në çdo kohë.
Leave feedback about this