“Hapet Piramida”, do shërbejë për formimin e të rinjve në fushën e teknologjisë
Aktualitet

“Hapet Piramida”, do shërbejë për formimin e të rinjve në fushën e teknologjisë

Transformim total në  të  gjitha dimensionet. Tashmë  do të  njihet si “Piramida e të  ardhmes”.

Piramida në  Tiranë  do të kthehet në një hapësirë në funksion të fëmijëve dhe të rinjve, grupmosha të ndryshme duke filluar nga më të vegjlit do të kenë mundësi të bëhen pjese e kurseve te ndryshme mbi teknkologjine, por edhe artin dhe kulturën.

Drejtoresha e Investimeve Publike në bashkinë e Tiranës, Ilda Qazimllari flet për rëndësinë e kësaj qendër për të rinjte. “E gjitha kjo do të funksionoje ku në zemër te Piramidës do të jetë tumo. Dhe hapësirat e tjera hollet do të jenë multifunksionale…”.

Godina që dikur ishte simboli i komunizmit, sot është kthyer në qendrën më të madhe në vend për të rinjtë, të cilët do të përgatiten si IT apo programuesit e së ardhmes.

Pjesa e jashtme e Piramidës ka përfunduar dhe për pak ditë, hapet për qytetarët.

“Presim që të hapin për pak ditë të gjithë pjesën e jashtme. Dhe me pas do kemi mundësi të punojmë në brendësi të kubave”, ka thënë ajo.

Piramida pritet të kthehet në një nga atraksionet e kryeqytetit që mund të vizitohet nga turistë të huaj dhe vendas. Por një nga pjesët më të bukura do të saj, do jetë tarraca.

“Do të ketë aksesueshmëri të plotë të saj, për sa kohë ka të gjitha rampat e shkallëve”, është shprehur drejtoresha e Investimeve Publike në bashkinë e Tiranës.

Godina ka ruajtur formën e saj të vjetër, por ka dhe plot risi.

“Piramida pjesën interesante ka edhe të gjithë pjesën shtojcë, ne kemi preferuar t’ju themi kuba. Janë ambiente që u shtohen në formën e shërbimeve. Koncepti ka qenë ai i legove që janë hedhur nga maja e Piramidës dhe ato kanë rënë në pozicionet e tyre të para”, tha ajo.

Qendra më e madhe e teknologjisë për të rinjtë në vend, pritet të hapet në muajin shtator.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X