Helmohen nga uji I pijëshëm banorët e fshatit Gjoricë të Bulqizës. Konkretisht bëhet fjale për disa persona në fshatin Gjoricë të Bulqizës janë paraqitur sot që në mëngjes në qendrën shëndetësore të këtij fshati me shenja helmimi. Burime nga bluzat e bardha pranë kësaj qendre shëndetësore thanë se personat e paraqitur janë të moshave të ndryshme por me simptoma të njëjta si të vjella e diarre.Janë të paktën 50 persona nga familje të ndryshme që janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Gjoricë. Dyshimet e para janë se helmimi ka ardhur si rezultat i kontaminimit të ujit të pijshëm i rrjetit të ujësjellësit që furnizon gjithë Gjoricën. Nuk dihen shkaqet që kanë sjellë ndotjen e ujit ndërsa mësohet se Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Bulqizë kanë marrë mostrat e ujit për t’ju bërë analizat, ku ka rezultuar se uji është i ndotur. Nga ana tjetër, mësohet se banorëve iu është kërkuar që të mos konsumojnë për momentin ujë nga rrjeti i ujësjellësit, derisa situata të zgjidhet nga organet përgjegjëse.
Aktualitet
Helmohen nga uji i pijshëm?/ Mbi 50 qytetarë nga fshati gjoricë I Bulqizës përfundojnë në spital
- June 3, 2023
- 0 Comments
- 119 Views
Leave feedback about this