Hotelet me 4 dhe 5 yje, tashmë me kritere të vecanta.Vendimi i qeverisë: Vlera e investimit jo më pak se 8 milion Euro.
Aktualitet

Hotelet me 4 dhe 5 yje, tashmë me kritere të vecanta.Vendimi i qeverisë: Vlera e investimit jo më pak se 8 milion Euro.

Qeveria ka marrë vendimin për përcaktimin e kritereve, të procedurave dhe të dokumentacionit për subjektet që aplikojnë për statusin special investitor në strukturat akomoduese me 4 ose 5 yje.

Ndër kriteret që duhet të plotësojë aplikuesi për marrjen e statusit të veçantë investitor special në strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje, përfshihet vlera e investimit, jo më të vogël se 8 milionë Euro për ndërtimin e strukturës akomoduese me 4 yje dhe jo më të vogël se 15 milionë Euro për ndërtimin e strukturës akomoduese me 5 yje.

Po ashtu struktura akomoduese duhet që të menaxhohet nga një operator i regjistruar si markë tregtare ose i njohur ndërkombëtarisht “brand name” me 4 dhe/ose 5 yje, nga autoritetet kompetente të vendeve ku ato ndodhen, i lidhur me aplikuesin me një marrëveshje të vlefshme gjatë kohëzgjatjes së statusit.

Në vendim përcaktohet tarifa e aplikimit për çdo aplikues 200 mijë Lekë për marrjen e statusit special investitor në strukturë akomoduese me 4 yje dhe 300 mijë Lekë për marrjen e statusit special investitor në strukturë akomoduese me 5 yje.

Një komision prej shtatë anëtarësh nga ministrija përgjegjëse për turizmin ose institucionet në varësi të saj do të bëjë vlerësimin e aplikimeve.

Këto aplikime së bashku me dokumentacionin e kërkuar do të dorëzohen nga aplikuesit nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania”.

Ministri përgjegjës për turizmin do të shqyrtoje raportin përmbledhës të komisionit dhe, brenda pesëmbëdhjetë ditëve sipas këtij vendimi do të miratojë nisjen e procedurave për t’i propozuar Këshillit të Ministrave dhënien e statusit të veçantë investitor me status special në strukturë akomoduese 4 ose 5 yje,.

Në rast se investitori nuk nënshkruan marrëveshjen me autoritetin, brenda afatit 30-ditor investitori humbet statusin.

Përpara nënshkrimit të marrëveshjes, investitori bën sigurimin e marrëveshjes, për hotelet me 4 yje për vlerën 240 mijë Euro 3% e vlerës dysheme prej 8 milionë Eurosh dhe për hotelet me 5 yje për vlerën 450 mijë Euro 3% e vlerës dysheme prej 15 milionë Eurosh.

Kjo marrëveshje do të jetë e vlefshme për një periudhë kohore dhjetëvjeçare, duke filluar nga data e fillimit të veprimtarisë ekonomike të strukturës akomoduese.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X