Indeksim pagash çdo vit, do rriten me ritmin e çmimeve në treg.
Uncategorized

Indeksim pagash çdo vit, do rriten me ritmin e çmimeve në treg.

Rriten cmimet, rriten dhe rrogat. Pagat në vend do të indeksohen çdo vit në nivelin e rritjes së çmimeve. Ndërkohë, punonjësit përveç rrogës dhe shpërblimeve do të marrin edhe trajtime të tjera financiare. Ky është propozimi në letër,  që ka hedhur qeveria këto ditë për konsultim.

Punonjësit e shtetit, përvec pagës dhe shpërblimeve duhet të kenë të drejta për përfitime të tjera, përfshi edhe trajtime financiare. Po ashtu, ligji duhet të rregullojë rrogat me indeksimin e cmimeve, që llogarit INSTAT.

Pra, nëse çmimet e tregut rriten 5%, edhe rrogat duhet të rriten në këtë masë. Në ligjin aktual, rritja e çmimeve në treg nuk i balancon pagat.

Këto janë disa nga propozimet e që do të çojnë në ndryshimin e ligjit të përcaktimit të pagave, të hedhura për konsultim publik.

Çështja e rrogave është kthyer në betejë për qeverisjen qendrore e vendore, për të garantuar mbajtjen e punonjësve brenda institucioneve ku ata punojnë dhe brenda vendit njëkohësisht.

Projketligji mbron edhe pagën minimale, dhe aspekte të tjera në kodin e punës.

Ai është publikuar këto ditë për të përfshirë në diskutim edhe biznesin privat, i cili u mënjanua për vendimin e rritjes së pagës minimale në 40 mijë lekë. Vendimi për rritjen e pagës minimale me 6 mijë lekë shtesë u mor në 1 mars, ndërsa konsultimet për rishikimin e ligjit po nisin 3 javë më vonë

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X