Miratohet në Këshillin e Ministrave vendimi për indeksimin e çmimeve të barnave të rimbursueshme. “Ky vendim na krijon mundësinë për të zgjeruar më shumë mbulimin me barna nëpërmjet skemës së rimbursimit të barnave për qytetarët, të cilët vuajnë nga sëmundje kronike si dhe zgjerimin e diagnozave të mjekimit dhe rritjen e numrit të qytetarëve që përfitojnë nga skema e rimbursimit të barnave. Ky inveksim i çmimeve i siguron një benefit buxhetit të alokuar për barnat në listën e rimbursimit në vlerën rreth 3.6 milion dollarë, të cilat do të shfrytëzohen sërish për të mbështetur më shumë persona me sëmundje kronike dhe për të zgjeruar alternativat e mjekimit për ta, por edhe për të mundësuar që barra e sëmundshmërisë, e ardhur edhe nga pandemia e Covid-19, të mundet të mbulohet plotësisht”, tha Manastirliu.Gjatë komunikimit pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Ministrja Manastirliu foli edhe për rimbursimin e fishave të diabetit për pensionistët. “Prej një muaji ka filluar edhe rimbursimi i fishave të diabetit, nga i cili përfitojnë një targetgrupi i të moshuarve +65 vjeç rreth 50 mijë të moshuar dhe prej fillimit të këtij programi janë përfitues mbi 35 mijë të moshuar, si dhe fëmijë dhe të rinj deri në moshën 25 vjeç që përfitojnë falas fishat e diabetit, duke e bërë më gjithëpërfshirëse skemën e rimbursimit, duke përfshirë dhe pajisjet mjekësore në të, siç janë fishat e diabetit dhe duke synuar një trajtim më të mirë të sëmundjeve kronike”, tha Manastirliu. Nga lista e barnave të rimbursueshme përfitojnë më shumë se 410 mijë qytetarë, ku më shumë se 60% e tyre janë pensionistë dhe persona me aftësi të kufizuar, që mbështeten me trajtimin medikamentoz sipas diagnozave të mjekimit që ata marrin nga mjekët e familjes. Lista e barnave të rimbursueshme përmban rreth 1191 alternativa mjekimi për pacientët që trajtohen në shërbimin ambulator. Për vitin 2023 është rritur buxheti për listën e rimbursimit të barnave, duke e çuar në 11.4 miliard lekë. Ky buxhet i rritur si dhe indeksimi i çmimeve, e cila është tashmë një praktikë e përvitshme, do të ndikojnë në përmirësimin dhe zgjerimin e terapive të mjekimit për pacientët të cilët vuajnë nga sëmundje kronike.
Shendetesi
Indeksohen çmimet, Manastirliu: Më shumë përfitues nga lista e barnave të rimbursueshme
- April 5, 2023
- 0 Comments
- 131 Views
Leave feedback about this