INSTAT: 2.5 mln pasagjerë nga Rinasi në Korrik-Shtator
Aktualitet

INSTAT: 2.5 mln pasagjerë nga Rinasi në Korrik-Shtator

“Krahasuar me periudhën e 2022 numri i pasagjerëve u rrit me 32.8%

Gjatë tremujorit të tretë 2023, përkatësisht nga Korriku deri në Shtator kanë udhëtuar me linja ajrore mbi 2 milionë e 476 mijë pasagjerë.

Këto shifra u bënë të ditura nga Instituti i Statistikave lidhur me transportin ajror ku bëhet e ditur se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, numri i pasagjerëve që udhëtuan përmes Rinasit është rritur me 32.8%.

Gjithashtu referuar të dhënave të INSTAT gjatë tremujorit të tretë të këtij viti në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar mbi 112.850 avionë, nga 21 shoqëri ajrore të cilat operojnë në vendin tonë.

Në publikimin e INSTAT evidentohet se numri i mbikalimeve në hapësirën ajrore shqiptare rezultoi 96.490, duke u rritur me 17.4%, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2022.

Ndërkohë sipas të dhënave zyrtare, volumi i mallrave duke përfshirë postën në hyrje dhe dalje nëpërmjet transportit ajror rezultoi 490,5 ton, nga të cilat 73.8% janë mallra në hyrje dhe 26.2% janë mallra në dalje.

Referuar fluksit të fluturimeve ajrore, sipas shifrave zyrtare të Aeroportit të Rinasit nga 1 Janari deri më 4 Tetor të këtij viti mbi 5.4 milione pasagjerë janë përpunuar vetëm në këtë aeroport, duke shënuar rritje me 37% krahasuar me 2022.

Gjithashtu Shqipëria kryesoi listën e rritjes rekord të trafikut ajror në periudhën 16 Tetor-22 Tetor të këtij viti në Europë me 88%, sipas “Eurocontrol” krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X