INSTAT: Çdo orë 5 shqiptarë ikin nga vendi, shumica nuk kthehen më
Aktualitet

INSTAT: Çdo orë 5 shqiptarë ikin nga vendi, shumica nuk kthehen më

Shqiptarët po ikin gjithmonë e më shumë dhe pjesa më e madhe e tyre synojnë që të integrohen në vende të tjera dhe të mos kthehen më.

Sipas INSTAT 46,460 shqiptarë janë larguar si emigrant gjatë vitit të kaluar. Kjo shifër rezulton të jetë 10.5% më e lartë se ajo e vitit 2021, kur numri i të ikurve ishte rreth 42 mijë. Por, ajo që bie në sy nga statistikat publike në rastin e popullsisë është fakti se emigrimi në vitin 2022 ka prekur nivelin më të lartë që prej vitit 2014.

Në vitin 2014 bëhej fjalë për 46,525 të larguar, pra rreth 65 emigrantë më shumë se në vitin 2014.

Duke u bazuar në këto të dhëna rezulton se kanë ikur nga Shqipëria për emigrim 1.66% e popullsisë, ose 1 në 60 shqiptarë rezidentë. Duke iu referuar të dhënave për vitin e kaluar çdo ditë janë larguar përfundimisht nga vendi 127 individë, apo 5.3 shqiptarë çdo 1 orë dhe kjo ndoshta është një shifër e lartë që duhet të merret në konsideratë.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X