Sëmundjet e qarkullimit të gjakut, ku peshën kryesore e zënë sëmundjet e zemrës dhe tumoret janë shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri. Afro 68 % e vdekjeve në popullatën shqiptare vijnë nga këto dy sëmundje.Shifrat e raportit të vdekshmërise janë monitoruar nga ekspertët e fushës. Sipas ekspertëve të shëndetit vdekjet nga grup-sëmundja “aparati i qarkullimit të gjakut” zë peshën më të madhe në totalin e vdekjeve të regjistruara. Konkretisht thuhet se në vitin 2022, mbi 54 % e vdekjeve kishin si shkak kryesor këtë grup-sëmundje, ndërsa në një vit më parë kjo shifër arrinte në 52 %. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë një viti janë regjistruar me shumë viktima meshkuj sesa femra. Konkretisht nga 24 000 humbje jete gjatë vitit që lamë pas në Shqipëri , 53,8 % ishin meshkuj dhe 46,2 % ishin femra.
Shtrirja gjeografike sipas numrit të vdekshmërisë.
Nga monitorimet e instat bazuar nga ekspertët e fushës thuhet se Kukësi mban numrin më të lartë të humbjeve të jetës për shkak të sëmundjeve të aparatit të qarkullimit të gjakut. Ndërkaq ky trend është ndjekur nga Dibra, Shkodra dhe Tirana. Nga të dhënat e INSTAT, ajo që vihet re është se edhe në rastin e sëmundjeve tumorale meshkujt rezultojnë më të prekur se femrat. Sipas specialistëve rritja e sëmundshmërisë në popullatë lidhet me përdorimin e alkoolit dhe duhanit, si dhe kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit fizik.
Leave feedback about this