Investimet strategjike /KIS “ok” një projekti për resort në Korçë, rrëzon kërkesën e akuaponisë
Aktualitet

Investimet strategjike /KIS “ok” një projekti për resort në Korçë, rrëzon kërkesën e akuaponisë

Një tjetër investitor strategjik i është shtuar listës së atyre, që përfitojnë nga statusi i dhënë nga Komiteti i Investimeve Strategjike (KIS). Vendimet e shkurtit të këtij viti të zbardhura së fundmi në faqen e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve përcaktojnë tre raste të ndryshme. Së pari është dhënia e statusit për një investim në zonën e Korçës për një resort me 5 yje dhe me kapacitet prej 94 dhoma. “Projekti zë një sipërfaqe totale prej 10,000 m², në Zonën Kadastrale 8561, me numër pasurie 1/911 dhe përfshihet në Zonën me Përparësi Zhvillimin e Turizmit (ZPZT), miratuar me Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit nr. 1, datë 26.07.2018 “Për shpalljen e 17 Zonave me Përparësi Zhvillimin e Turizmit në territorin e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Pasuria e paluajtshme me sipërfaqe prej 10,000 m2, e llojit “truall” ka kaluar në administrim të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit (MTM) me VKM Nr. 301, datë 19.5.2021 “Për kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, të pronës së paluajtshme, me sipërfaqe prej 10 000 m2, e llojit truall, ndodhur në zonën kadastrale 8561, me numër pasurie 1/911, në pronësi të Bashkisë Korçë”” thuhet në vendim. I njëjti nënvizon se vlera e investimit e projektit “Green House Korça Resort” i plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë 18,1 milionë Euro dhe do të punësojë 94 persona.

Ndryshime në një projekt në Kavajë

Në fund të vitit 2021 Komiteti i Investimeve Strategjike miratoi statusin e investitorit strategjik për projektin e investimit “Mediterranean Ëave” me subjekt aplikues shoqëria “Mediterranean Ëave” sh.p.k. Në lidhje me këtë u bënë përcaktimet mbi sipërfaqen që do t’i kalonte projektit në total dhe sa do të ishte ajo e ndërtimit dhe gjithçka duhet të përshtatej edhe me dokumentet vendore. Së fundmi KIS ka kërkuar rishikimin e projektit nga ana e kompanisë sipas gjurmës së re të dakordësuar nga planet vendore. Vlera e investimit në këtë projekt është 50 milionë euro dhe parashikon 80 vende të reja pune. “Projekti i investimit synon ndërtimin e një kompleksi turistik, i cili do të jetë multidimensional në tipologjitë e akomodimit dhe faciliteteve që do t’u ofrojë pushuesve dhe vizitorëve. Kompleksi do të ketë në përbërje hotele, vila hotelerie (fshat turistik), shërbime të hotelerisë, parqe dhe hapësira për aktivitete dhe sistemime të vijës bregdetare. Struktura akomoduese do të ketë rreth 250 njësi (përfshi vila hotelerie, studio, apartament hotel), 170 dhoma dhe suita hoteli dhe më shumë se 700 vende parkimi, 150 shtëpi me tarracë dhe 5 parqe të gjelbëruara. Projektimi i këtij VENDINR. _, DATË _._.2016 2 investimi të propozuar është realizuar nga një studio ndërkombëtare e mirënjohur dhe zhvillimi i këtij projekti parashikon standarde të larta të aplikuara”, thuhet në vendimin e KIS.

Rrëzohet kërkesa e Fermës Akuaponike

Komiteti i Investimeve Strategjike në një prej vendimeve ka rrëzuar kërkesën e bërë nga “Aquatiq”. Sh.p.k. Subjekti në fjalë kishte kërkuar që pas miratimit të vendimit të korrikut 2022 të bëhej një ndryshim dhe të viheshin në dispozicion të tij edhe parcelat fillestare për projektin e plotë duke dhënë kështu garanci afatgjatë për nisjen dhe përmbylljen e investimit.

Kompania në fjalë fitoi statusin e Investitorit strategjik për herë të parë në vitin 2018 për një fermë akuaponike në zonën e Karavastasë që kombinonte akuakulturën konvencionale (rritjen e kafshëve ujore) me hidroponinë (kultivimin e bimëve në ujë). Në atë fazë të parë vlera e investimit parashikohej 5.1 milionë euro. Por projekti në fjalë aplikoi sërish në vitin 2021 për një fermë akuaponi por këtë herë në një vlerë investimi më shumë se 5 herë më të lartë (26 milionë euro), se në rastin e parë dhe me parashikimin e 1500 të punësuarve. Në këtë vendimmarrje të dytë subjekti kërkoi korrigjim për sipërfaqen diçka që është rrëzuar pa dhënë argumentim në vendimin e KIS./N.MahoMonitor

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X