Inxhinieri: Ndërtimet e reja në Shqipëri, të sigurta. Studim risku për ndërtimet e viteve 85-95′
Aktualitet

Inxhinieri: Ndërtimet e reja në Shqipëri, të sigurta. Studim risku për ndërtimet e viteve 85-95′

Tërmeti ne shtetin turk ka rikthyer edhe njëherë ne vemendje rëndësine e sigurimit te banesave si dhe sigurine e ndërtimeve ne Shqipëri. Nje nder ekspertet e fushes, inxhinieri Arben Meçe garanton se ndërtimet e bëra pas viteve 2000 janë të sigurta pasi janë projektuar për të përballuar tërmete deri në 9 ballë. “Që në momentin kur ne ndërtojmë normat tona të projektimin janë të tilla që parashikojnë tërmete te niveleve të larta. Sipas rajonalizimit sizmik i kemi 8 dhe 9, jemi diku më lartë se sa ç’është tërmeti që ka rënë në Turqi në projekt,” – tha ai. Ndërsa, thekson se ndërtimet e reja janë të sigurta, ai ngre alarmin për disa tipologji, që konsiderohen të rrezikshme. “Nga viti 85 deri në vitin 95 ka shumë ndërtesa të bëra në kundërshtim me kushtet e zbatimin,, këto ndërtime qëndrojnë në këmbë por nuk përballojnë dot tërmetin.  Ndërtimet me tulla silikate janë të rrezikshme,, ndërtimet që janë bërë pa një projekt dhe konstruksionin e betonit, këto tipologji vendosin përpara Shqipërisë detyrimin që gjithë struktura të kalojë në analizë për riskun e tërmetit,” – u shpreh Meçe. Paralel me infrastrukturën, eksperti rekomandon që shteti të fokusohet më shumë në edukimin e popullatës, për reagimin gjatë dhe pas tërmetit, për të pasur sa më pak dëme njerëzore. Për tërmetet dhe pasojat e tyre flasim vetëm kur ndodhin tragjedi.

A jane edukuar shqiptaret per te perballuar fatkeqesi natyrore?

Ngjarja e Turqisë dhe e Sirisë  na ktheu tre vite më parë kur Shqipëria u godit rëndë nga dy termete ai I 21 shtatorit dhe i 26 nëntorit te vitit 2019. Por çfarë ka ndryshuar sot në ligjin për ndërtimet dhe hartën sizmike? Për fat të keq ende asgjë thonë ekspertët. Kuadri ligjor i ndërtimeve dhe harta sizmike në fuqi janë  të viteve 79-80. Rikard Luka, profesor në fakultetin e Inxhinierisë së ndërtimit tregon se sot pjesa më e madhe e ndërtuesve zbatojnë standardet  e Bashkimit Europian qe njihen ndryshe si “eurokodet”. Por për sa kohë ato nuk janë të detyrueshme më ligj, nuk mund të kërkohet zbatimi i tyre nga çdo ndërtues. Ndërkohë, pas tërmetit të 26 nëntorit ende nuk ka një analizë apo vlerësim për godinat mbi 50-vjeçare në territorin e vendit. Sipas ligjit dhe  hartës sizmike në fuqi, ndërtimet në Shqipëri, veçanërisht në bregdet, zona më e prekur nga tërmetet, mund të përballojë goditje 8-9 ballë. Por tërmeti i 26 nëntorit tregoi se jo vetëm objektet  e vjetra por edhe ndërtimet e reja u dëmtuan për shkak  të mos respektimit të kushteve teknike

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X