“Ishmi, lumi më i pisët”, nxënës dhe qytetarë bëhen bashkë për pastrimin e lumenjve
Aktualitet

“Ishmi, lumi më i pisët”, nxënës dhe qytetarë bëhen bashkë për pastrimin e lumenjve

Pa bërë shumë zhurmë e pa marrë shumë vëmendje, dhjetëra vullnetarë, fëmijë e të rinj, prej kohësh tashmë po punojnë për pastrimin e lumenjve nga mbetjet plastike. Megjithëse ditë pushimi, 60 nxënës nga 9 shkolla 9-vjeçare të Durrësit, studentë të universitetit “Aleksandër Moisiu”, por edhe prindër, iu bashkuan aksionit të 53-të të lëvizjes vullnetare-edukuese-mjedisore, “River Clean Up Albania”.  “Jemi mbledhur sot për të kryer aksionin e radhës, për të mbledhur shishet plastike që ndotin Ishmin dhe për të edukuar fëmijët dhe brezat e ardhshëm”,-tha nxwnwsi Muhamed Qevani per tv euronewsalbania. Çështjet mjedisore mbeten një temë e nxehtë për çdokënd, por angazhimi i shkollave duket se ende nuk i kalon muret e klasës.  “Me shkollat e tjera e kemi pak këtë lloj problemi, sepse duhen sensibilizuar shkollat të gjitha. Mësueset të gjitha e bëjnë sensibilizimin nëpërmjet edukimit mjedisor, thjesht duhet një dëshirë më e madhe”,-tha Gentiana Pipa, mësuese Për nismëtaren e lëvizjes vullnetare, Laura Gjylin, “pastrimi” duhet të nisë nga ndërgjegjja e njerëzve. “E para duhet të bëjmë një pastrim të trurit të mentalitetit shqiptar. Nëse e bëjmë këtë, Shqipëria është një vend ideal ku jetojnë në paqe të gjithë, nuk kanë pse të shkojnë të pastrojnë botën”,-tha Laura Gjyli – pedagoge e UAMD-së, nismëtare e lëvizjes vullnetare Prandaj, mesazhi që ata përcjellin është i thjeshtë.  “Ne jemi këtu për t’i thënë popullit shqiptar, veçanërisht rinisë: Ktheni sytë nga Shqipëria. Është kaq e bukur, ka kaq shumë ditë me diell”,- tha Laura Gjyli – pedagoge e UAMD-së, nismëtare e lëvizjes vullnetare  “Ne duhet të mbrojmë tokën tonë, ashtu sikurse e kanë mbrojtur të parët tanë, por tashmë me një vizion më global, sepse riciklimi sjell zhvillim”. Qytetarët durrsakë patën mundësinë të ndiqnin nga afër edhe ekspozitën fotografike me 140 foto të të rinjve të angazhuar në aksionet e pastrimit në lumin Ishëm. Ndërkohë, thasët me shishe plastike në fund të aksionit u nisën për riciklim në një nga kompanitë e specializuara për këtë qëllim.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X