Jo vetëm për pushime, Shqipëria, “parajsa” e qytetarëve europianë
Aktualitet

Jo vetëm për pushime, Shqipëria, “parajsa” e qytetarëve europianë

Fakti që jemi jashtë Bashkimit Europian dhe kemi çmime dhe taksa më të ulëta se vendet anëtare, na bën të lakmueshëm nga qytetarët europianë jo vetëm për pushime por edhe për të investuar në prona të patundshme.

Një prej tyre A2 CNN e ka takuar në Gjirokastër sapo ka marrë çelësat e një banesë në zonën karakteristike të qytetit.

Ky është momenti kur shtetasi italian Maurizzio Frezza ka marrë çelësat e shtëpisë karakteristike që bleu në zonën karakteristike të Gjirokastrës. Për të kjo është prona e dytë që blen në vendin tonë pas apartamentit që ka blerë më parë në Sarandë.

Por përse zgjodhi Gjirokastrën për të blerë një banesë në zonën karakteristike.

Por cilat janë arsyet që një qytetar i veriut të Italisë, një nga zonat më të zhvilluar ajo vetëm të Italisë por edhe Bashkimit Europian zgjedh të investojë në vendin tonë. Arsyet i jep vetë Maurizzio për A2.

Në fakt shtëpitë karakteristike të Gjirokastrës pranë zonës muzeale janë të lakmueshme edhe nga shtetas të tjerë të Evropës, të cilët janë të interesuar të blejnë, kryesisht ato banesa që janë lënë disa të rrënuara.

Sipas agjentëve imobiliarë çmimet e pronave të patundshme që janë blerë nga shtetas të huaj në Gjiroakstër variojnë nga 60 mijë euro deri në 800 mijë euro.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X