Ju ka ndodhur që iu dridhet syri? Me siguri po, të paktën 1 herë! Madje, në popull kjo lloj dridhje arsyetohet në atë mënyrë që “nuk duhet të tregoni” kur syri e bënë këtë veprim.
Ka disa arsye se përse ndodh kjo dridhje e syrit, si dhe mënyra se si mund ta ndaloni.
Stresi dhe mungesa e gjumit janë faktorët kryesorë të dridhjeve të syrit.
E treta është përdorimi i tepërt i kafeinës, alkoolit dhe nikotinës.
Syri, gjithashtu, mund të “kërcejë” edhe për shkak të “sindromës së syrit të thatë”, si dhe për shkak të një sërë faktorësh të ndryshëm, të tilla si sëmundjet auto-imune, plakja ose nga disa medikamente.
Edhe anti-depresantët lidhen me këtë çrregullim.
Dridhja e syrit mund të jetë, gjithashtu, një simptomë e disa patologjive specifike përfshirë glaukomën, blefaritin (inflamimi i qepallës), uveitin (një lloj tjetër i inflamacionit të syve) ose konsumimin e kornesë.
Si mund ta ndalojmë lëvizjen?
Fillimisht është e nevojshme që të identifikoni shkaqet përpara se të mundoheni ta parandaloni atë.
Nëse dyshoni për sforcim dhe lodhje, mundohuni që të bëni gjumin e plotë dhe të provoni teknikat e relaksimit (si meditimi dhe yoga).
Kufizoni konsumin e kafeinës dhe alkoolit (ose i ndaloni krejtësisht).
Nëse lëvizja ndodh nga syri i thatë, përdorni lotët artificialë.
Gjithashtu, kufizimi i sasisë së kohës që shpenzoni para ekraneve elektronike mund të ndihmojë: është e nevojshme t’i hiqni sytë nga ekranet elektronike çdo 10 minuta.
Leave feedback about this