Ditën e nesërme besimtarët myslimanë në mbarë botën nisin muajin e shenjtë të Ramazanit.
Besimtarët myslimanë mbajnë agjërim për 30 ditë gjatë këtij muaji, i cili është edhe një nga 5 shtyllat e Islamit.
Dita e parë e Ramazanit është me 11 mars, ku koha e syfyrit është në ora 04:23, ndërsa iftari në orën 17:49. Dita e fundit e Ramazanit është më 9 prill, ndërkaq Fitër Bajrami festohet më 10 prill.
Në fenë Islame, Ramazani është muaji më i rëndësishëm për të gjithë myslimanët. Çdo besimtar shpreson në këtë muaj në mëshirën dhe faljen e krijuesit.
Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit hënor Islam, zgjat nga 29 ose 30 ditë dhe ku gjatë kësaj periudhe kohe besimtarit mysliman në nderim të krijuesit i duhet të argjërojë nga agimi deri në perëndimin e diellit, duke shmangur ushqimin, lëngjet dhe çdo sjellje negative të njeriut.
Përveç pastrimit të shpirtit, agjërimi mbahet për t’u solidarizuar me të varfrit, për të ndarë ushqimin dhe të mirat materiale me ta.
Leave feedback about this