Katastrofat Natyrore, era rrezon çatinë e magazinës në Korçë, dëmtohen pesë makina.
Aktualitet

Katastrofat Natyrore, era rrezon çatinë e magazinës në Korçë, dëmtohen pesë makina.

Çatia e një magazine në Korçë është shkëputur nga era e fortë dhe ka rënë mbi pesë makina, të cilat kanë pësuar dëme te konsiderueshme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 8 të qytetit. Çatia prej llamarine në objektin ku mbaheshin produktet ushqimore ka dëmtuar mjetet që ndodheshin të parkuara aty pranë, ndërsa nga incidenti nuk ka persona të lënduar. Katastrofat ne qytetin e Korces nuk kishin te sosur po në te njejten dite, një pemë u rrëzua po në Korçë nga era e fortë që vazhdon pa ndalim. Edhe në këtë rast, nga incidenti nuk pati të lënduar. Kontaktuar nga afer thuhet se magazine qe i ndodhi demi nuk ishte e siguruar plotesisht. Vetem nje pjese e saj ishte e siguruar edhe ajo per efekt kredie. Fatmirësisht nuk raportohet dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. “Mesditën e sotme, në lagjen nr. 8, për shkak të erës së fortë, është rrëzuar çatia prej llamarine e një objekti (magazinë produktesh ushqimore). Për pasojë, janë dëmtuar 5 automjete të parkuara në afërsi të këtij objekti, ndërsa nuk ka dëme në njerëz”,– thuhet në njoftimin e policisë. Per kete I behet thirrje te gjitha bizneseve qe te bejne te mundur paisjen e tyre me sigurimin e duhur ne rast katastrofe dhe jo vetem. Raste te tilla bejne te mundur sensibilizimin e bizneseve per tu pajisur me sigurimin e duhur. Keshtu urojme qe te kemi sa me pak raste katastrofash dhe sa me shume ndergjegjesime biznesesh. Me kete rast duhet te ndergjegjesohen dhe drejtuesit e automjeteve qe te bejne te mundur sigurine e automjeteve tyre kundrejt procedurave te duhura. Ndërsa një fatkeqësi natyrore mund të formësojë imagjinatën dhe kujtesën e një komuniteti, ndoshta edhe për breza, efekti i tyre në ekonomi është më i kufizuar. Fatkeqësitë natyrore si tërmetet, përmbytjet, zjarret masive etj., sjellin dëme serioze. Nga studime të ndryshme duket se përveç humbjes së jetës së njerëzve pasojat janë po aq të këqija edhe për ekonominë. Nisur nga përvoja në vende të ndryshme ndikimi negativ në treguesit ekonomikë ndodh më së shumti në terma afat të shkurtër, ndërsa në terma afatgjatë këto efekte janë kalimtare dhe të papërfillshme për ekonominë dhe buxhetin e shtetit. Më i dukshëm është ndikimi i drejtpërdrejtë i fatkeqësive natyrore, që ne e pamë me pasojat e tërmetit të 21 Shtatorit 2019 dhe 26 Nëntorit 2019 në Shqipëri. Ky efekt u duk në dëmtimet në infrastrukturë, kapitalin e bizneseve dhe individëve, si dhe cënimin potencial për të ardhmen në shfrytëzimin e burimeve natyrore.

Sipas Indeksit të Riskut Botëror, Shqipëria del si vendi me riskun më të lartë nga katastrofat natyrore në mbarë Europën. Zjarret, thatësirat, përmbytjet, tërmetet dhe katastrofat e tjera i kushtojnë Shqipërisë mesatarisht 2,5% të GDP-së çdo vit, duke ndikuar në jetët e mijëra personave dhe në aktivitetin e shumë bizneseve, veçanërisht në fushën e bujqësisë.

Shqipëria nuk ka bërë asnjë progres për t’u përgatitur në raste të tilla. Mungesa e kapaciteteve llogaritet sipas studimit të fundit në 74.99% të rasteve, teksa 4 vite më parë, ky tregues ishte më i ulët, në 74.23%. Shqipëria është përkeqësuar në këtë drejtim dhe është e varur ndjeshëm nga ndihma e shteteve fqinje, siç ndodhi në rastin e tërmetit të 26 Nëntorit 2019, kur operacionet e shpëtimit u drejtuan thuajse tërësisht nga të huajt.

Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit gjatë vitit 2020 pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile zbuloi se kjo agjenci ishte e paplotësuar me burime njerëzore, pa një strategji Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë, pa regjistër ngjarjes të ndodhura, me një koordinim të dobët me institucionet e tjera, me komunikim që bëhet përmes Whatsapp-it dhe pa asnjë informacion paralajmërues për fatkeqësitë.

Një vit më pas, këto problematika rezultojnë se janë adresuar vetëm pjesërisht. Mbi këtë institucion, rëndojnë edhe shumë detyrime të prapambetura. Konkretisht, 711 milionë lekë për dëmshpërblimet e përmbytjeve dhe tërmeteve të rëna në vend përgjatë viteve, si dhe 146 milionë lekë për operacionet e fikjes së zjarreve në vitin 2017.

Situata nuk është më mirë as te 61 bashkitë, që pas reformës territoriale kanë si detyrë Mbrojtjen nga Zjarret. Në pushtetin vendor rezultojnë sot të punësuar 1250 punonjës zjarrfikës, 500 më shumë se në vitin 2014. Në rritje edhe numri i stacioneve të zjarrfikëseve, nga 38 në 70, si dhe numri i automjeteve, nga 105 në 150.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X