Të gjithë mjekët specialistë të sistemit shëndetësor në vend do të marrin një rritje të konsiderueshme të pagës nga muaji prill.
Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi në Kongresin e Shëndetësisë së pagat e mjekëve spaicialistë do të rriten me 50 mijë lekë më shumë.
Rama tha se është vendosur rritja e pagave për mjekët specialistë që kalon nivelin e pagave të vendeve të rajonit dhe barazohemi me Serbinë.
“Ne i kemi rritur pagat me 63% nga 2013. Autonomia është një mekanizëm i ri që ka filluar të testohet tani në spitalin memorial dhe do krijojë mundësinë që të këtë në sistemin shëndetësor paga më të mira, por jo të barabarta. Autonomia do iu rrisë pagat atyre që punojnë më shumë, që bëjnë më shumë operacione vizita, por ndërkohë duhet të garantojmë pagë më dinjitoze tavan. Në këtë prill, mjekët specialistë do marrin 50 mijë lekë të reja plus në pagën e tyre”, tha Rama.
Për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët do të aplikohet rritja me 7%. Por, nuk do të përjashtohen nga rritja e madhe e pagave as këto kategori mjekësh, për të cilët rritja do të jetë e ngjashme dhe do të nisë nga viti i ardhshëm 2024, tha Rama.
“Do të mbajmë zotimin për 7% për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët. Po përgatisim rritje proporcionale me këtë të mjekëve specialistë dhe në hyrje të 2024 edhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët një rritje të ngjashme”.
Leave feedback about this